Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Raporti i BB-sė, dėshmi e qartė e suksesit tė filozofisė dhe platformės ekonomike tė qeverisė
 
"Një sipërmarrës, i cili nis një biznes në Vlorë apo Shkodër, në Shqipëri, ka nevojë vetëm për 7 ditë për të regjistruar biznesin e tij, njësoj si në Paris apo Lisbonë.”

 

Kryeministri Berisha përshëndeti sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, raportin e Bankës Botërore për klimën e biznesit, që e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në rajon, duke e konsideruar atë një dëshmi të qartë të suksesit të filozofisë dhe platformës ekonomike të qeverisë.

 

“Në mbledhjen e sotme, dua të paraqes një dokument që dëshmon qartë dhe përfundimisht suksesin e filozofisë dhe platformës sonë ekonomike, sukses i cili, së shpejti, do të jetë më spektakolar,” u shpreh Kryeministri, duke paraqitur rezultatet e raportit të Bankës Botërore “Të  bësh Biznes në Evropën Juglindore”.

 

Kryeministri i vlerësoi rezultatet e këtij raporti dëshminë e radhës të përpjekjeve të qeverisë për ta shndërruar Shqipërinë në vendin më atraktiv për biznesin, rezultate që vijnë pas faktimit të arritjeve të saj në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë.   

 

“Rezultatet e studimit më të ri të BB-së për rajonin, lidhur me klimën e biznesit dalin pas të dhënave që faktuan qartë dhe katërcipërisht rritjen me 30 për qind të prodhimit industrial, me 40 për qind të vëllimit të ndërtimeve, me 30 për qind të shërbimeve, rritjen e madhe të prodhimit bujqësor dhe, mbi të gjitha, rritjen me 41 për qind të eksporteve “Made in Albania, në 3 mujorin e parë të këtij viti, krahasuar të njëjtën periudhë të vitit 2007 (jo të vitit 2005 apo 2003),” u shpreh Kryeministri.

 

Duke saktësuar se të dhënat e raportit të BB-së në tërësi nuk janë të këtij viti, por të vitit 2007, Kryeministri citoi vlerësimet e raportit: “Një sipërmarrës, i cili nis një biznes në Vlorë apo Shkodër, në Shqipëri, ka nevojë vetëm për 7 ditë për të regjistruar biznesin e tij, njësoj si në Paris apo Lisbonë”. Në vërtetë, - theksoi Kryeministri - po t’i referohemi “One stop shop”, ai ka nevojë vetëm për një ditë.

 

Për sa i përket ditëve që nevojiten për hapjen e një biznesi, Kryeministri theksoi si impresionues faktin se studimi e rendit Shkodrën dhe Vlorën të parat, në të gjithë rajonin. Në rast se do t’i referohemi klasifikimit ndër 178 vende,  Shkodra e Vlora do të renditeshin në vendin e 12-të në botë, për ditët e hapjes së biznesit.

 

Ndërsa për sa i përket procedurave për të filluar biznesin, sipas studimit, Shkodra dhe Vlora renditen në vendin e 6-të në rajon dhe në vendin e 24-t në botë. “Këto tregues, - u shpreh Kryeministri - janë para vendimeve tona për të hequr mbi 100 leje dhe licenca. Ato janë konkretizim i një pune intensive të Task Force-s dhe ministrive të linjës të 3 muajve të fundit”.

 

Kryeministri Berisha shprehu falënderimet për të gjithë ata, qeveritarë qendrorë, anëtarë të Task Force-s për klimën e biznesit dhe qeveritarë vendorë, të cilët me punën e tyre bënë të mundur që dy qytetet e Shqipërisë të renditen në krye të qyteteve të rajonit dhe në vend të 12 në mbarë botën, për kohën e regjistrimit të biznesit.

 

Duke i konsideruar rezultatet e raportit një stacion të ri të arritur, për të kapur sa më shpejt stacionin tjetër, Kryeministri theksoi se motoja e qeverisë shqiptare ka qenë dhe mbetet “Shqipëria vendi më atraktiv”. “Ky do të jetë një objektiv afatmesëm, pasi nuk mund të mendosh se ai realizohet me shkopin e artë, por realizohet me reforma, me punë, me luftë kundër krimit dhe korrupsionit si dhe kundër burokracisë,” u shpreh Kryeministri.

 

Raporti i Bankës Botërore “Të bësh Biznes në Evropën Juglindore 2008” krahason 22 qytete  në rajon lidhur me lehtësimin e të bërit biznes.


16/07/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave