Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Buxheti suplementar mundėson uljen e ndjeshme te deficitit buxhetor
 

Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave bëri transparente mënyrën e përdorimit të parave të buxhetit suplementar dhe sektorët e shfrytëzimit të tyre. “Është normale që çdo qytetar shqiptar të shtrojë pyetjen. Çfarë bëhet me paratë tona. Dua të informoj qytetarët se me këto para shtesë 12 miliard do ti japim infrastrukturës,  kryesisht rrugëve në mbarë vendin. 2 miliard do ti jepen qeverisë vendore dhe restoja do të përdoret për pakësimin e deficitit buxhetor.

 

Kryeministri informoi se buxheti suplementar bën të mundur që deficiti buxhetor i  brendshëm të ulet nga 2.3 % e prodhimit të brendshëm në 1.6 % e prodhimit të brendshëm, duke shënuar uljen e tij historike më maksimale.

Bën të mundur uljen e deficitit të përgjithshëm nga 7.9 % në 5, 2 të prodhimit të brendshëm,në normën e kërkuar nga FMN. Në këtë buxhet investimet kapitale rriten 2, 5 herë krahasuar me vitin 2007.”

 

Kryeministri theksoi se qeveria që ai kryeson ka ulur 32 % në terma reale shpenzimet operative krahasuar me 2005.

“Qeveria shkon në parlament me këtë buxhet dhe del para qytetarëve shqiptarë e qetë sepse ajo ka ulur 32 % në terma reale shpenzimet operative të saj krahasuar me 2005. Kjo përbën një meritë të veçantë, të qenit modest dhe i përkorë dhe jo abuziv. Ky është një detyrim moral dhe ligjor për të gjithë zyrtarët.”


11/07/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave