Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Tė ardhurat nga administrata qendrore fiskale janė rritur 19 pėr qind mė shumė se e njėjta periudhė e vitit 2007
 

- Rritja e te ardhurave shkon nga 26.4 ne 28. 2 per qind te PBB

Kryeministri Berisha tha sot në mbledhjen e qeverisë se të ardhurat nga administrata qendrore fiskale këtë vit u tejkaluan me 7 për qind, duke arritur 6.3 miliardë lekë më shumë se plani, ose 19 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.   

Duke bërë një paraqitje të rezultateve të 6 mujorit të parë të vitit 2008, bazuar në të dhënat e autoriteteve përkatëse, Kryeministri tha se “të ardhurat nga administrata qendrore fiskale këtë vit u tejkaluan me 7 për qind, ndonëse ishte një plan shumë më i madh se në vitin 2007. Në këtë mënyrë, u realizuan 6.3 miliardë lekë më shumë se plani, ose në total 19 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”.

Ndërsa në administratën doganore, tejkalimi i të ardhurave është 7 për qind, ose 13 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar., ndërkohë që të ardhurat nga tatim fitimi janë 8 për qind më të larta se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2005, me gjithë uljen e tarifës  prej rreth 2.5 herë, theksoi Kryeministri. Gjithashtu, vijoi ai, ka një rritje të madhe të akcizës.  

“Në tërësi, rritja e të ardhurave, nga 283 miliardë lekë të planifikuara për buxhetin fillestar, ka arritur në 304 miliardë lekë me buxhetin shtesë. Po t’i referohemi PBB-së kjo është një rritje shumë  e madhe që shkon nga 26.4 për qind në 28.2 për qind, pra ka një rritje prej 1.8 për qind”, tha Kryeministri.

Duke sjellë në vëmendje periudhën e qeverisjes së mëparshme, Kryeministri kujtoi përpjekjet e tij dhe tw opozitës së atëhershme në parlament, duke kërkuar rritjen me 05 për qind të PBB, si shtesë për fondin e pensioneve. “Kur ne ishim në opozitë, kemi kërkuar në  parlamentin e asaj kohe, për një ditë të tërë, rritjen me 0,5 për qind të PBB, pasi donim që këto para t’u kalonin pensioneve.  Pavarësisht këmbënguljes  sonë në parlament, për rreth 24 orë, kjo kërkesë e jona nuk u pranua dhe u quajt e pamundur”, nënvizoi Kryeministri.

Kryeministri vuri në dukje se nga viti i kaluar deri këtë vit, të ardhurat janë rritur me 1.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Ky buxhet i jep mundësi të madhe shpejtimit të projekteve, hapjes së projekteve të reja dhe konsolidimit të mëtejshëm të disiplinës fiskale”, u shpreh Kryeministri, ndërsa siguroi shqiptarët se “pavarësisht  nga vitit elektoral, nuk do të njohin lëkundje në asnjë aspekt”.   
11/07/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave