Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Nė tre vjet, rritja e pagave tė ulėta dhe tė mesme tejkalon deri nė 7 herė vlerėn e indeksimit tė tyre
 

-       Rritja e pagave të punonjësve buxhetorë, një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë

 

Kryeministri Berisha njoftoi sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, vendimin për rritjen e pagave për të gjithë kategoritë e punonjësve të administratës shtetërore. Duke prezantuar këtë masë të re të qeverisë në përmbushje të programit të saj për rritjen progresive të pagave, Kryeministri Berisha tha se ky vendim sjell një tjetër efekt të ndjeshëm në nivelin e pagave, që në tre vjet tejkalon deri në 7 herë vlerën e indeksimit të tyre.

 

“Qeveria po mban pikë për pikë, madje edhe me ndonjë tejkalim të qartë, programin e saj të rritjes më të madhe të pagave se në çdo vend tjetër. Në rast se pagat janë rritur nga 65 deri në 89 për qind, inflacioni i të tre viteve të marra së bashku nuk kap vlerën 8 për qind. Në këtë mënyrë, është tejkaluar 6 apo 7 herë, sipas rastit, indeksimi për të gjitha pagat, përveç pagave të larta, të cilat thjesht janë indeksuar,” u shpreh Kryeministri.  

 

Duke vlerësuar se edhe pse në këto tre vjet qeveria ka realizuar rritje më të madhe të pagave se çdo vend tjetër europian, Kryeministri theksoi se si rezultat i zvogëlimit të administratës, shpenzimet për pagat zënë vetëm 6.2 për qind të shpenzimeve të përgjithshme.  

 

“Në përputhje me programin e saj, qeveria shpalli tre vjet më parë qeveri të vogël dhe rritje progresive të ndjeshme të pagave. Efektet e saj kanë qenë të veçanta, madje unike. Zvogëlimi i administratës në rreth 104 mijë punonjës i dha vendit administratën më të vogël për frymë në Europë. Por, nga ana tjetër, rritja e pagave në këto tre vjet ka qenë më e lartë se në çdo vend tjetër të Europës e më gjerë. Megjithatë, kjo ngarkesë mbi shpatullat e taksapaguesve është vetëm 6.2 për qind e Prodhimit  të Brendshëm. Nga 30 për qind të shpenzimeve, shpenzimet për pagat zënë 6.2 për qind, karakteristika më tipike, se çdo gjë tjetër, për një qeveri të vogël, që peshon më lehtë se çdo qeveri tjetër mbi shpatullat e taksapaguesve.”

 

Pas rritjes së pensioneve, u shpreh Kryeministri, politika e rritjes së pagave është një akt tjetër madhor i qeverisë gjatë këtyre tre viteve, me të cilën ne kemi hedhur bazat për një administratë të mirë paguar e të shpërblyer, në përputhje me punën që bën.

 

Kryeministri bëri të ditur rritjen e pagave, sipas kategorive të punonjësve buxhetorë:

 

        -       Pagat e funksionarëve të lartë rriten me 4 për qind; 

-       Pagat për punonjësit e ministrive dhe institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave rriten me 7 për qind;

-       Pagat për arsimtarët në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar rriten me 14 për qind;

-       Pagat në sektorin e shëndetësisë, për 12 mijë infermierë dhe 4700 mjekë në vend rriten me 15 për qind;

-       Pagat për punonjësit me paga të ulëta rriten në masën nga 7-15 për qind, sipas kategorive.

 

Krahasuar me tre vjet më parë, theksoi Kryeministri, rritja e pagave shkon nga 65 në 90 për qind, sipas kategorive:  

 

-       Paga mesatare për të gjithë punonjësit buxhetorë në vend është rritur nga 27336 lekë në vitin 2005 në 42439 lekë në muaj në vitin 2008, një rritje prej 55 për qind. Kjo është rritja e pagës mesatare të administratës publike në tërësi.     

-       Paga mesatare për punonjësit e institucioneve të varësi të ministrive apo institucioneve të tjera, për 46 939 punonjës, është rritur nga 31 275 lekë në muaj në vitin 2005, në 45000 lekë në vitin 2008, apo 50 për qind më e lartë në vitin 2008, krahasuar me vitin 2005;

-       Paga mesatare për punonjësit e arsimit parauniversitar, për 36 288 arsimtarë, është rritur nga 23100 lekë në muaj në vitin 2005, në 45300 lekë në vitin 2008, ose rreth 75 për qind më e lartë në vitin 2008, krahasuar me vitin 2005;

-       Paga mujore e arsimtarit me shkollë të mesme është rritur nga 20068 lekë në muaj në vitin 2005, në 35013 lekë në muaj në vitin 2008, me një rritje prej 75 për qind;

-       Paga mujore e arsimtarit të shkollës tetëvjeçare është rritur nga 23665 lekë në vitin 2005, në 41847 në vitin 2008, ose një rritje prej 77 për qind;

-       Paga mujore e arsimtarit të shkollës së mesme është rritur nga 26240 lekë në vitin 2005 në 45055 lekë në vitin 2008, ose një rritje prej 72 për qind;

-       Paga mujore për infermierët është rritur nga 15044 lekë në muaj në vitin 2005, në 28564 lekë në vitin 2008, ose 89 për qind më e lartë se në vitin 2005;

-       Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore Universitare është rritur nga 16150 lekë në vitin 2005, në 29061 lekë në vitin 2008, një rritje prej 80 për qind, krahasuar me vitin 2005;

-       Paga mujore për infermierët në Qendrat e Shëndetit Publik është rritur nga 14500 lekë, në 26534 lekë në vitin 2008, me një rritje prej 83 për qind;

-       Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore në rrethe është rritur nga 13500 lekë në vitin 2005 në 24300 lekë në vitin 2008, me një rritje prej 80 për qind;

-       Paga mesatare për rreth 3 mijë mjekë, është rritur nga 22683 lekë në muaj në vitin 2005, në 41700 lekë në muaj, ose rreth 84 për qind më e lartë se në vitin 2005;

-       Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore Universitare është rritur nga 23567 lekë në vitin 2005, në 39700 lekë në vitin 2008, ose 68 për qind më e lartë;

-       Paga mujore e mjekut në Qendrat e Shëndetit Publik është rritur nga 19850 lekë në vitin 2005, në 37672 lekë vitin 2008, me një rritje prej 90 për qind;

-       Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore në rrethe është rritur nga 19492 lekë në vitin 2005, në 37000 lekë në vitin 2008, me një rritje 90 për qind;

-       Paga mesatare për punonjësit e tatimeve është rritur nga 41531 lekë në vitin 2005, në 62497 lekë në vitin 2008, një 50 për qind më e lartë se në vitin 2005;

-       Paga mesatare për 999 punonjësit e doganave është rritur nga 36486 lekë në vitin 2005, në 68704 lekë në vitin 2008, ose rreth 88 për qind më shumë, krahasuar me vitin 2005.

  

Kryeministri Berisha theksoi se me gjithë rritjen e pagave, pesha e tyre është zvogëluar në zërin e përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore.


02/07/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave