Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Pagat e punonjėsve tė shėndetėsisė janė rritur deri nė 90 % nga viti 2005
 

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha  theksoi se pagat e punonjësve të shëndetësisë, janë rritur ndjeshëm, duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga koha kur ata paguheshin në mënyrë qesharake.

 

“Infermierët e spitaleve që janë punëtorët e punës më të vështirë shpërbleheshin me një rrogë qesharake, të turpshme, të papranueshme. Imagjinoni një nënë, një grua apo një burrë që punon me tre turne, të cilat i kalon mes dhimbjes më të madhe njerëzore, paguhej në mënyrën më qesharake, më të papranueshme vetëm me 140mijë dhe po të ishte në qendrën spitalore paguhej me 160 mijë. Në një kohë kur ne sot nuk kemi pension në qytet nën 110 mijë leke.”

 

Kryeministri bëri të ditur rritjen e pagave të punonjësve të shëndetsisë, gjatë tre viteve të fundit, si më poshtë:

 

- Paga mujore për infermierët është rritur nga 15044 lekë në muaj në vitin 2005, në 28564 lekë në vitin 2008, ose 89 për qind më e lartë se në vitin 2005;

- Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore Universitare është rritur nga 16150 lekë në vitin 2005, në 29061 lekë në vitin 2008, një rritje prej 80 për qind, krahasuar me vitin 2005;

-  Paga mujore për infermierët në Qendrat e Shëndetit Publik është rritur nga 14500 lekë, në 26534 lekë në vitin 2008, me një rritje prej 83 për qind;

- Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore në rrethe është rritur nga 13500 lekë në vitin 2005 në 24300 lekë në vitin 2008, me një rritje prej 80 për qind;

- Paga mesatare për rreth 3 mijë mjekë, është rritur nga 22683 lekë në muaj në vitin 2005, në 41700 lekë në muaj ose rreth 84 për qind më e lartë se në vitin 2008;

- Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore Universitare është rritur nga 23567 lekë në vitin 2005, në 39700 lekë në vitin 2008, ose 68 për qind më e lartë;

-  Paga mujore e mjekut në Qendrat e Shëndetit Publik është rritur nga 19850 lekë në vitin 2005, në 37672 lekë vitin 2008, me një rritje prej 90 për qind;

-   Paga mujor e mjekut në Qendrat Spitalore në rrethe është rritur nga 19492 lekë në vitin 2005, në 37000 lekë në vitin 2008, me një rritje 90 për qind.


02/07/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave