Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Lufta kundėr korrupsionit bėri tė mundur tejkalimin e premtimit pėr rritjen e pensioneve dhe ndihmės ekonomike
 

-       Asnjë qeveri e mëparshme shqiptare nuk ka ndërmarrë ndonjëherë një rritje kaq të fuqishme të pensioneve të të gjitha kategorive dhe të ndihmës ekonomike, në historinë e vendit  

 

Kryeministri Berisha njoftoi sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, për rritjen e pensioneve të të gjitha kategorive, në qytet dhe fshat dhe të ndihmë ekonomike, ndihmë e cila rrit të ardhurat e 800 mijë familjeve. Kjo rritje, tha Kryeministri, jo vetëm  tejkalon ndikimin e rritjes së çmimeve, por shënon rritje reale të të ardhurave minimale, mesatare dhe maksimale të pensioneve. Vendimi realizon gjithashtu rritjen e të ardhurave edhe për personat me aftësi të kufizuar, për personat paraplegjikë dhe tetrapelgjikë, për pagesat e kujdestarisë, të naftës dhe të paketës hijeno-sanitare për këtë kategori.

 

“Në mbledhjen e sotme marrim vendimin shumë të rëndësishëm, që rrit buxhetin familjar të 800 mijë familjeve, pensionistë në fshat dhe qytet, të të gjitha kategorive, me pensione pleqërie, familjare, invaliditeti, si dhe të gjitha familjeve me ndihme ekonomike. Rritja që bëhet tejkalon qartësisht ndikimin e rritjes së çmimeve dhe, përveç këtij indeksimi, shënon një rritje reale në të ardhurat minimale, mesatare dhe maksimale të pensionistëve në fshat dhe qytet.”

 

Duke e konsideruar si rritjen më të madhe të pensioneve dhe ndihmës ekonomike të realizuar ndonjëherë, Kryeministri Berisha theksoi se ky vendim u bë i mundur në sajë të luftës kundër korrupsionit dhe rritjes së të ardhurave, që këtë vit rriten me 1.2 miliard dollarë.

 

“Qeveria shqiptare, - tha Kryeministri - nuk ka ndërmarrë kurrë ndonjëherë një rritje kaq të fuqishme të pensioneve të të gjitha kategorive, të ndihmës ekonomike dhe të pagesave të tjera, të kujdestarisë, të naftës, të paketës higjeno-sanitare etj.. Kjo është bërë e mundur para së gjithash për shkak të luftës kundër korrupsionit, të disiplinës fiskale të bazuar në ligj. Kjo është bërë e mundur gjithashtu për shkak të rritjes së ndjeshme të të ardhurave. Këtë vit të ardhurat rriten me 1.2 miliard dollarë, pavarësisht nga ulja dramatike e taksave.

 

Kryeministri bëri të ditur rritjen e të ardhurave, sipas kategorive që përfitojnë nga ky vendim:

 

-       Të ardhurat pensionale minimale, përfshi kompensimet, në qytet nga 8350 lekë që ishin në vitin 2005, arrijnë në 11 275 lekë në vitin 2008, ose me një rritje prej 35 për qind, krahasuar me vitin 2005. Po të shtohet edhe rritja 5 për qind, që i takon me shtesën e fondit që bëhet në fund të vitit, rritja e pensioneve minimale në qytet është rreth 40 për qind krahasuar me vitin 2005.

 

-       Të ardhurat pensionale maksimale në qytet rriten nga 16 200 në vitin 2005, në 19 530 në vitin 2008, ose një rritje prej 21 për qind. Po të shtojmë edhe shtesën në fund të vitit, kjo rritje shkon në 26 për qind.

 

-       Ky vit, për të gjitha kategoritë e pensioneve në qytet është 10 për qind dhe për të gjitha kategoritë e pensioneve në fshat është 15 për qind.

 

-       Të ardhurat minimale pensionale në fshat rriten nga 3630 lekë në vitin 2005, në 6090 në vitin 2008, ose një rritje prej 68 për qind dhe po të shtojmë rritjen e fundvitit prej 10 për qind, kapin një rritje prej 78 për qind.

 

-       Të ardhurat pensionale maksimale në fshat rriten nga 4767 lekë në vitin 2005, në 7371 lekë në vitin 2008, ose një rritje prej 55 për qind. Po të shtojmë 10 për qind të fundvitit, shkon në një rritje prej 65 për qind.

 

Po të analizohen pensionet mesatare mujore sipas kategorive dhe të ardhurave pensionale mesatare mujore për periudhën 2005-2008, krahasimi është sa vijon:

 

-       Pensionet mesatare të pleqërisë janë rritur me 31 për qind;

-       Pensionet mesatare të invaliditetit janë rritur me 40 për qind;

-       Pensionet mesatare familjare në qytet janë rritur me 40 për qind;

-       Pensionet mesatare të pleqërisë në fshat janë rritur me 48 për qind;

-       Pensionet mesatare të invaliditetit në fshat janë rritur me 72 për qind;

-       Pensionet mesatare familjare në fshat janë rritur me 89 për qind;

 

-       Ndërsa të ardhurat mesatare pensionale të pleqërisë në qytet janë rritur  41 për qind;

-       Të ardhurat pensionale mesatare të invaliditetit janë rritur me 46 për qind;

-       Të ardhurat pensionale mesatare familjare në qytet janë rritur me 42.6 për qind;

-       Të ardhurat pensionale mesatare të pleqërisë në fshat janë rritur me 66.6 për qind;

-       Të ardhurat pensionale mesatare të invaliditetit në fshat janë rritur me 91 për qind;

-       Të ardhurat pensionale mesatare familjare në fshat janë rritur me 102 për qind;

 

Tek rubrika e fundit nuk janë shtuar të ardhurat prej 10 për qind të fundvitit për fshatin dhe 5 për qind për qytetin.

 

Paketa e rritjes së pensioneve dhe indeksimi i tyre, - informoi Kryeministri - përfshin dhe 73 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre, mbi 5 200 invalidë të punës dhe të sëmundjeve profesionale dhe, siç e theksova, mbi 90 mijë familje në ndihmë ekonomike.

 

Indeksimi i pagesës për personat me aftësi të kufizuar është realizuar në masën 10 për qind, për 57 mijë persona.

 

Por këtyre kategorive, qeveria ju shton një fond tjetër prej 300 milion lekë, fond i cili përdoret për mbështetjen e rreth 2 mijë personave para dhe tetraplegjikë, duke rritur pagesën për paketën e tyre higjeno-sanitare me 33 për qind, nga 9 në 12 mijë lekë për person në muaj.

 

Për invalidët e punës, duke përfshirë edhe invalidë të punës që janë paraplegjikë, mbështetja për karburantin rritet me 50 për qind.

 

Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm për të mbështetur invalidët e punës të të gjitha kategorive është rritja e pagesës me 10 për qind për aftësinë e kufizuar.

 

Duke theksuar se qeveria po mban dhe po tejkalon premtimet e saj, Kryeministri i konsideroi të nxituara komentet e bëra për mos rritjen e pensioneve, çka rezultuan të pavërteta.  

 

“Nuk mund të mos jap një këshillë miqësore. Para se të shpall një premtim, ju siguroj se e mendoj jo 7, por ndoshta edhe 70 herë. Ndërsa ju para t’i përgënjeshtroni ato në avancë, ju këshilloj të paktën te mendoheni tre herë, përndryshe do ta gjeni veten të përgënjeshtruar. Ja për shembull, me javë të tëra u tha se nuk do të rriten pensionet, por erdhi data dhe sot shënojmë rritjen më të madhe të tyre në historinë e vendit.”

 


18/06/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave