Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėshilli i Ministrave miraton paketėn e aksioneve pėr privatizimin e Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes sė KESH-it
 
-       Kryeministri Berisha: Privatizimi i shpërndarjes i jep mundësi angazhimit të investimeve private në modernizimin e këtij sektori, i domosdoshëm për rritjen e standardeve të furnizimit me energji elektrike.

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij të radhës, paketën e aksioneve për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

 

Kryeministri Berisha e konsideroi këtë vendim, pas përfundimit me sukses të privatizimit të kompanisë ARMO, hapin e dytë të rëndësishëm në procesin e privatizimeve në sektorët strategjikë.

 

“Pas privatizimit me sukses të plotë të një prej sektorëve madhorë strategjikë të vendit, ARMO-s, që u privatizua me një vlerë 13 herë më të lartë sesa oferta që i ishte bërë qeverisë së mëparshme,  ne ndërmarrim hapim e dytë madhor në privatizimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike.”   

 

Kryeministri vlerësoi se privatizimi i Operatorit të Shpërndarjes të KESH-it do të ketë ndikim shumë të madh në menaxhimin e këtij sektori, plotësimin e nevojave të furnizimit me energji elektrike dhe në liberalizimin e tregut.

 

“Fuqia menaxhuese e sektorit privat, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend, - u shpreh Kryeministri - është  pakrahasueshme me fuqinë e sektorit publik dhe ky është një prej qëllimeve më kryesore të privatizimeve. Së dyti, ky hap bën të mundur liberalizimin real të tregut, inkurajon shumë më tepër këtë proces dhe për rrjedhojë, ndihmon shumë në plotësimin e nevojave të qytetarëve me energji elektrike. Privatizimi i shpërndarjes i jep mundësi angazhimit të investimeve private në modernizimin e këtij sektori, i domosdoshëm për rritjen e standardeve të furnizimit me energji elektrike.”

 

Kryeministri theksoi se qeveria është e angazhuar në një proces tërësisht transparent, sikundër u dëshmua edhe në rastin e procesit të privatizimit të ARMO-s.

 

“Në fazën e parakualifikimit, kanë shprehur interes dhe janë parakualifikuar 4 kompani europiane. Gara është në vazhdim. Si edhe në rastin e ARMO-s, ofertat do të hapen tërësisht në mënyrë transparente para medias dhe ne angazhohemi për procesin më transparent.”

 

Kryeministri shprehu përgëzimet për punën e madhe që është bërë për përgatitjen e procesit të privatizimit të këtij Operatori.

 

“Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), dega tregtare e Bankës Botërore, ka qenë konsulenti i përzgjedhur për këtë proces dhe prej më shumë se një vit e gjysmë, ka bërë një punë voluminoze për parapërgatitjen e privatizimit të shpërndarjes së energjisë elektrike.”

 

Duke shprehur bindjen se me këtë privatizim bëhet një tjetër hap madhor në procesin e privatizimeve, Kryeministri Berisha theksoi se paralelisht me këtë proces, shkon edhe privatizimi i kompanisë INSIG, ku bashkëpronar me shtetin shqiptar janë edhe dy banka të mëdha, të cilat, gjithashtu, janë gati për privatizim.


11/06/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave