Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton ngritjen e 6 parqeve industriale nė vend
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot, në mbledhjen e tij të radhës, ngritjen e 6 parqeve industriale në disa zona të rëndësishme të vendit. Vendimet përcaktojnë si autoritet kontraktues Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për ngritjen e parqeve industriale në  Shëngjin, Koplik, Spitallë në Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

 

Kryeministri Berisha tha se këto parqe do të menaxhohen mbi baza private, e provuar si forma më e suksesshme e administrimit.

 

 “Në mbledhjen e sotme do të veçoja si shumë të rëndësishëm vendimin për të përcaktuar autoritetin kontraktues për ngritjen e 6 parqeve industriale mbi baza private në Shëngjinin, Koplik, Shkodër, Spitallë në Durrës, Elbasan dhe Vlorë. Pas një pune intensive, arrihet shpallja e tyre dhe hapja e procedurave për kompanitë private që të marrin në dorë menaxhimin si forma më e suksesshme të këtyre zonave, e provuar nga praktika e vendeve të tjera,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri Berisha e konsideroi ngritjen e parqeve industriale një hap shumë të rëndësishëm në drejtim të lehtësimit të infrastrukturës për zhvillimin e bizneseve në këto zona.

 

“Vendimi do të jetë një shtysë e re e madhe për zhvillimin e bizneseve në Shqipëri. Ai krijon të gjitha lehtësirat infrastrukturore për bizneset në këto zona. Shteti është i gatshëm të investojë në të gjithë infrastrukturën, por menaxhimin do t’ua japë kompanive private,", u shpreh Kryeministri, duke theksuar se kompanitë private janë të gatshme dhe të interesuara për secilin  prej këtyre parqeve.

 


04/06/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave