Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Solidaritet dhe menaxhim si asnjėherė mė parė nė raste fatkeqėsish
 

Në mbledhjen e sotme të këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha bëri një bilanc të gjendjes së deritanishme pas tragjedisë së Gërdecit, si dhe të masave emergjente që po ndërmerren në vazhdimësi nga qeveria për përballimin e situatës.

“Qeveria ka funksionuar 'non stop', ka marrë disa vendime me qarkullim dhe ka ndjekur në mënyrë të përminutshme situatën. Në operacione kërkim-shpëtimi, në operacione ndihme emergjence, në operacione vlerësime të dëmit, janë mobilizuar mijëra e mijëra qytetarë, specialistë, mjekë infermierë, ushtarakë, forca të ndërhyrjes së shpejtë, oficerë policie, ekspertë të kërkimit- shpëtimit të minierave.” u shpreh Kryeministri.

 

Duke falënderuar ekipet e punës, të cilat po punojnë me kurajë dhe përkushtim për pastrimin e territorit dhe bërjen e tij sa më të sigurtë, Kryeministri theksoi se kjo fatkeqësi nxori në pah solidaritetin më të madh kombëtar dhe shënoi menaxhimin më të përgjegjshëm të çdo krize apo fatkeqësie të ndodhur më parë.

“Dua  të falënderoj të gjithë ata, të cilët me përkushtim të madh punuan dhe vazhdojnë të punojnë, sepse sot, kishin shkuar larg e ishin përhapura në fshatra rreth 130 predha topi të pa eksploduar dhe mund të ketë e të tjera. Në këto kushte, nuk u mor parasysh asnjë rrezik, por u tejkaluan të gjitha me përkushtim e guxim për t'u vendosur situata nën kontroll e për t'u dominuar. “Kjo javë shënoi solidaritetin më të madh dhe menaxhimin më të përgjegjshëm të çdo krize a fatkeqësie tjetër më parë.” tha kryeministri.

 

Kryeministri theksoi se një solidaritet i jashtëzakonshëm u dëshmua tek qytetarët brenda dhe jashtë vendit,  të cilët ofruan kontributin e tyre, në  dhurimin e gjakut si dhe kontribute të tjera materiale për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga fatkeqësia. Gjithashtu, kryeministri shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga vendet mike dhe fqinje.  “Qytetarë nga të gjitha zonat e vendit, nga Kosova e Maqedonia, zyrtarë e qytetarë, dëshmuan në këtë periudhë përkushtimin maksimal, sesi të mund të kontribuonin duke dhuruar gjak apo në mënyrë materiale dhe t'u shprehnin solidaritetin banorëve të bashkisë së Vorës dhe shqiptarëve në tërësi. Solidaritet të jashtëzakonshëm kanë dëshmuar edhe vendet mike, fqinj, të cilave u jemi shumë mirënjohës.” Tha kryeministri.

 

Kryeministri informoi se një punë intensive po kryhet nga ekspertët shqiptarë në bashkëpunim edhe me ata amerikanë për identifikimin e viktimave të karbonizuara, nëpërmjet analizave të AND-së.

 

Ndër të tjera, Kryeministri vlerësoi qëndrimin dinjitoz të qytetarëve dhe qeveritarëve të Vorës, të cilët dëshmuan fisnikëri , përkushtim dhe përgjegjësi të lartë qytetare në përballimin e situatës së krijuar.  “Qytetarët dhe qeveritarët, me gjithë dramën e thellë që kanë përjetuar, kanë dëshmuar fisnikëri, përkushtim, përgjegjësi të lartë qytetare dhe kanë dhënë një kontribut të madh në zvogëlimin e kapërcimin e pasojave të kësaj fatkeqësie.”

 

Duke e cilësuar gjendjen e krijuar një situatë lufte për institucionet shëndetësore, Kryeministri vlerësoi mobilizimin  e punonjësve të shëndetësisë në spitalet e Tiranës, Durrësit dhe Krujës, të cilët demonstruan përkushtim dhe gatishmëri të plotë në shërbimin ndaj të lënduarve.


19/03/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave