Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria do t'u lidhė pension familjeve tė viktimave tė tragjedisė sė Gėrdecit
 

-       Familjeve me shtëpi të pabanuara do t’u jepen 50 mijë lekë për frymë

 

Këshilli i Ministrave do t'u akordojë dhënien e pensionit familjeve të viktimave nga tragjedia në Gërdec. Vendimi, i propozuar nga Kryeministri Berisha, synon t’u vijë në ndihmë dhe lehtësojë jetën këtyre familjeve, pas humbjes së familjarëve të tyre në këtë tragjedi.

 

“Sot, i propozoj qeverisë që familjeve të viktimave t’u lidhet pension për të humburit e tyre njëlloj si për ata që bien në detyrë. Kjo është e domosdoshme në mënyrë që, të paktën materialisht, të mund t’u lehtësojmë atyre jetën.”

 

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave vendosi t’u japë familjeve me shtëpi të pabanuara një shumë prej 50 mijë lekë (të reja) për frymë. Kryeministri Berisha tha se kjo shumë do të shkojë për familjet që gjenden në kushte të veçanta.  

 

“I kam kërkuar Ministrisë së Financave të miratojmë sot një vendim, me të cilin t’u japim familjeve me shtëpi të pabanuara një shumë prej 50 mijë lekë (të reja) për frymë, sepse ata, duke mos qenë në shtëpitë e tyre, kanë probleme dhe janë në kushte të veçanta. Në tërësi, si mesatare kjo përbën rreth 2 milion lekë (të vjetra) për familje. Kjo masë merret për të lehtësuar situatën e veçantë, në të cilën ata ndodhen,” u shpreh Kryeministri.  

 

Dy ditë më parë, Këshilli i Ministrave, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të viktimave, miratoi vendimin për akordimin e një ndihme financiare prej 2 milion lekë (të reja) këtyre familjeve.


19/03/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave