Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Lufta kundėr korrupsionit do tė konsolidohet mė tej
 
“Ka një vlerësim shumë të madh nga përfaqësuesit kryesorë të BE-së dhe Komisionit Europian për rezultatet impresionuese të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri”

 

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha tha se lufta e qeverisë shqiptare kundër korrupsionit ka marrë vlerësime të mëdha nga Bashkimi Europian dhe se kjo luftë do të konsolidohet më tej.

 

“Ministri i Jashtëm, i sapokthyer nga vizita në Bruksel, më informoi se ka një vlerësim shumë të madh nga përfaqësuesit kryesorë të BE-së dhe Komisionit Europian për rezultatet impresionuese të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri, por kjo luftë duhet të konsolidohet.”  

 

Duke nënvizuar se efektet e kësaj lufte janë shumë impresionuese për këdo që e njeh korrupsionin, Kryeministri përmendi disa nga rezultatet konkrete në këtë drejtim si ndalimi i prokurimeve direkte, nxjerrja e administratës jashtë konfliktit të interesit, në një vend ky zyrtarët kishin monopolet e tyre private, shkurtimi i shpenzimeve operative me rreth 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo mbi 100 milion euro, në mënyrë të veçantë rritja e të ardhurave buxhetore duke luftuar evazionin, kontrabandën dhe informalitetin me mbi 1 miliard dollarë, nga 22 për qind në 27 për qind të PBB-së, si dhe vendosja para ligjit e dhjetëra e dhjetëra zyrtarëve. Sikundër është impresionuese edhe liria fiskale e Shqipërisë.

 

Kryeministri Berisha vlerësoi gjithashtu qëndrimin ndaj medias, duke vendosur në këtë mënyrë një model unik.

 

“Modeli i Shqipërisë ndaj mediave është unik. Shqipëria është i vetmi vend, në të cilin nuk ka padi civile apo penale nga administrata ndaj gazetarëve. Tani edhe qytetarët nuk i padisin më gazetarët dhe më vjen mirë për këtë, çka do të thotë se ka qenë qeveria një inkurajuese e madhe e padive ndaj gazetarëve. Gazetarët mund të shkruajnë atë që mendojnë, madje të shprehin edhe pakënaqësitë e pronarëve për evazionin e tyre fiskal apo humbjet që pësojnë. Qeveria i respekton mediat pa asnjë dallim. Ndonëse ligji për pronarët e tyre do të bëhet, në mënyrë që të mos mund të diktojnë në politikat editoriale jashtë ndërgjegjes së gazetarit. Koshienca profesionale e gazetarit do të mbrohet me ligj,” u shpreh Kryeministri.  


12/03/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave