Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton vendimin pėr klasifikimin e firmave ndėrtuese
 

Kryeministri Berisha: Vendimi i jep fund praktikës së rendjes pas tenderave jashtë kapaciteteve ndërtuese dhe që sjell pasoja serioze në realizimin e investimeve.

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimit.” Rregullorja përcakton kushtet dhe kriteret për klasifikimin e subjekteve ndërtuese që operojnë në fushën e zbatimit të punimeve të ndërtimit.

Kryeministri Berisha e cilësoi vendimin të rëndësishëm për t’i dhënë fund praktikës së rendjes pas tenderave jashtë kapaciteteve ndërtuese dhe që sjell pasoja serioze në realizimin e investimeve.

“Sot, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit paraqet në qeveri një vendim shumë të rëndësishëm, që bën të mundur finalizimin e një lloj kaosi, të bazuar në etjen për fitim, që është krijuar nga kompani të caktuara që preferojnë të fitojnë tre tendera, edhe pse nuk kanë mundësi të fitojnë as për të parin. Kjo praktikë është e domosdoshme të marrë fund.”

Duke risjellë në vëmendje një nga vendimet e para të qeverisë, ngritjen e tavanit të pjesëmarrjes në tender nga 2 në 10 milion lekë për kompanitë vendase, Kryeministri theksoi se, krahas efekteve shumë pozitive, atë të fuqizimit të kompanive të ndërtimit, është shfaqur edhe fenomeni i pjesëmarrjes në tendera larg aftësive ndërtuese të disa kompanive. 

“Ne, për të ndihmuar biznesin, që në vendimet e para ngritëm tavanin nga 2 në 10 milion për kompanitë vendase. Qëllimi ynë kryesor ishte që këto kompani të aftësoheshin, të fuqizoheshin dhe të mos diskriminoheshin. Efektet e kësaj mase kanë qenë qartësisht pozitive. Shqipëria sot ka kompani ndërtimi shumë më të fuqishme se dy vjet më parë. Por krahas këtij fenomeni, është shfaqur edhe fenomeni tjetër, rendja pas tenderave larg dhe jashtë kapaciteteve reale ndërtuese të disa prej tyre. Kjo ka pasoja shumë serioze në realizimin e investimeve. Rruga në ndërtim është një poroces i mundimshëm për qytetarët. Një rrugë që vonon, është një rrugë që shton, përveç të tjerash, vuajtjet dhe dhimbjen e atyre që udhëtojnë.”

Me miratimin e këtij vendimi synohet të eleminohet ky fenomen. Kryeministri bëri të ditur se rregullorja është hartuar sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.


16/01/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave