- Kryeministri: Mesatarja e tarifave të përdorimit të ujit është 1 euro
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për tarifat e përdorimit të ujit, të propozuar nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
Duke iu referuar këtij vendimi, Kryeministri Berisha tha se tarifa e përdorimit të ujit në shumë raste është nën 1 euro, në disa raste të tjera dalin mbi një euro, por mesatarja e tyre është 1 euro.
Vendimi, me përcaktimin e tarifave për përdorimin e ujit, ka si qëllim të vlerësojë ekonomikisht ujin, këtë pasuri kombëtare, me synim zhvillimin e bizneseve të lidhura me të dhe disiplinimin e përdorimit të tij, duke i pajisur subjektet, që zhvillojnë këto biznese, me leje përdorimi ose koncesionare, gjë që do të ndikojë dukshëm në rritjen e të ardhurave nga ky sektor.
09/01/2008