Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
KESH-i, sė shpejti me strategji emergjence tė sigurimit tė burimeve energjetike
 

- Kryeministri Berisha: Vendi  është sot në kuotat më të mira të furnizimit me energji të 20 viteve të fundit, por duhet që sa më shpejt të ndërmerren të gjitha masat që stina e verës të ketë kapacitete të tjera prodhuese.

 

Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) do të ketë së shpejti strategjinë e emergjencës së sigurimit të burimeve energjetike.  

 

Kryeministri e konsideroi furnizimin me energji një standard shumë të rëndësishëm, duke nënvizuar se nuk ka kërkesë më të drejtë se kërkesa e qytetarit për energji dhe ujë.

 

“Qeveria duhet të autorizojë KESH-in të ndërmarrë strategjinë e emergjencës së sigurimit të burimeve energjetike. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës po punon në linjën e balancimit të prodhimit të energjisë, ndërsa KESH-i duhet të përgatisë të gjithë kuadrin që të operojë në kushte emergjence,” u shpreh Kryeministri. 

 

Duke folur për situatën energjetike në vend, Kryeministri theksoi se vendi është sot në kuotat më të mira të furnizimit me energji të 20 viteve të fundit, por duhet që sa më shpejt të ndërmerren të gjitha masat që stina e verës të ketë kapacitete të tjera prodhuese.

 

“Çmimi më i lartë i energjisë, është mungesa e saj. Në këtë situatë të digave, që duket se do të jetë në përmirësim, një programim i studiuar i kombinimit të prodhimit me eksportin, duke përjashtuar të paparashikueshmen, nuk ka asnjë arsye që të ketë ndërprerje të energjisë, përveç defekteve teknike,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri kërkoi që KESH-i të procedojë sa më shpejt me kuadrin e emergjencës dhe ta paraqesë atë në qeveri në mbledhjet e ardhshme.

 

“KESH-i duhet të procedojë me zbatimin e masave të emergjencës, më mirë që tani dhe jo nën presion e tmerrshëm të mungesës së energjisë, por  duke i aplikuar në kushte më të favorshme,” nënvizoi Kryeministri.

 

Ndërkohë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, theksoi Kryeministri, do të vazhdojë nxitjen e investimeve në këtë sektor dhe miratimin e marrëveshjeve të blerjes afatgjatë të energjisë ndaj investitorëve privatë që do të investojnë në termoprodhim, për të cilën ka disa oferta.


09/01/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave