Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Klasifikimi dhe standardizimi i firmave ndėrtuese vlerėson kapacitetin real tė tyre
 

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, paraqitjen e  klasifikimit dhe standardizimit për firmat ndërtuese, në mënyrë që të përcaktohen saktësisht kapacitetet dhe përgjegjësitë e tyre respektive.

Kryeministri tha se grupi i punës i ngritur për ketë qëllim po studion praktikën më të mirë  prej vendeve të tjera në mënyrë që secila kompani të marrë përgjegjësitë sipas kapaciteteve reale që disponon.

 

Kryeministri theksoi se ky proces do të shmangë abuzimet e disa prej kompanive, të cilat ndonëse kanë patur shansin dhe mundësinë e rritjes së kapaciteteve të tyre, nuk e kanë bërë këtë të shtyrë nga etja e fitimeve të padrejta.  “Për ti dhënë një nxitje dhe fuqizim kompanive private shqiptare të ndërtimit të cilat ishin të diskriminuara me ligj në shumën me të cilën ato mund të merrnin pjesë në tendera, ne e katërfishuam këtë shumë, por rezulton se jo të gjitha këto tre apo katërfishuan kapacitetet. Pra në se disa i kanë rritur kapacitetet dhe kanë përfituar nga mundësia, të tjera etja e superfitimit i ka penguar të ngrihen në nivelin për të cilin ne u dhamë shanse dhe mundësi.”

Kryeministri theksoi se investimet në infrastrukturë janë katërfishuar në krahasim me vitin 2004,  gjë e cila kërkon katërfishimin e kapaciteteve. “Në rast se investoheshin në 2004 19 miliard totalisht në infrastrukturë , sot investohen rreth 80 miliard , pra këtë herë më shumë, gjë e cila  kërkon katërfishim të kapaciteteve.”


09/01/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave