Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Viti 2008, viti i privatizimeve tė mėdha
 

- Ky vit do të jetë viti i privatizimeve të mëdha: KESH-it, ARMO-s, INSIG-ut, Drejtorisë së Kontrollit të Automjeteve etj..

 

Kryeministri Berisha, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, e para për këtë vit, e konsideroi vitin 2008 përcaktues për përmbylljen e reformave të mëdha e të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria.

 

“Ne nisim një vit përcaktues për konkludimin e reformave të mëdha, të cilat i kanë dhënë një pjesë të mirë të fryteve, por shqiptarët presin më shumë,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri theksoi se gjatë këtij viti privatizimet do të njohin zhvillimet më madhore të dy dekadave të fundit.

 

“Ky vit, - tha Kryeministri -  do të jetë viti i privatizimeve të mëdha, KESH-it, ARMO-s, INSIG-ut, Drejtorisë së Kontrollit të Automjeteve dhe koncesioneve të tjera të mëdha. Ne jemi qeveri e standardeve liberale, e iniciativës së lirë dhe është bërë një punë parapërgatitore serioze në këtë drejtim.”

 

Për përgatitjen e privatizimeve në disa sektorë të rëndësishëm, Kryeministri bëri të ditur se është marrë ekspertiza dhe ndihmesa e çmuar institucioneve ndërkombëtare.

 

“IFC-ja dhe USAID-i kanë dhënë një ndihmesë shumë të çmuar për përgatitjen e privatizimit të sektorit të shpërndarjes së energjisë, një tjetër kompani ka punuar seriozisht për privatizimin e ARMO-s, po punohet dhe ka një avancim për Drejtorinë e Kontrollit të Automjeteve dhe pritet të finalizohet vlerësimi ekonomik,” tha Kryeministrit, duke nënvizuar se edhe objekte të tjera, ndonëse jo kaq të rëndësishme, do të ecin drejt privatizimit.

 

Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri u shpreh:

 

 

“Edhe një herë Gëzuar! Ne nisim një vit përcaktues për konkludimin e reformave të mëdha, të cilat i kanë dhënë një pjesë të mirë të fryteve, por shqiptarët presin më shumë.

 

Ky do të jetë viti i privatizimeve të mëdha, KESH-it, ARMO-s, INSIG-ut, Drejtorisë së Kontrollit të Automjeteve dhe e koncesioneve të tjera të mëdha. Ky do të jetë viti, gjatë të cilit privatizimet do të njohë zhvillimet më madhore të këtyre dy dekadave të fundit. Ne jemi qeveri e standardeve liberale, e iniciativës së lirë dhe është bërë një punë parapërgatitore serioze në këtë drejtim. IFC-ja dhe USAID-i kanë dhënë një ndihmesë shumë të çmuar për përgatitjen e privatizimit të sektorit të shpërndarjes së energjisë, një tjetër kompani ka punuar seriozisht për privatizimin e ARMO-s, po punohet dhe ka një avancim për Drejtorinë e Kontrollit të Automjeteve dhe pritet të finalizohet vlerësimi ekonomik. Gjithashtu edhe objekte të tjera, ndonëse jo kaq të rëndësishme, do të ecin drejt privatizimit.

 

Gjithashtu partneriteti publik privat do të njohë dimensione të reja. Në këtë kontekst, kërkoj nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka hapësira shumë të mëdha, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe e Shanseve të Barabarta, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Drejtësisë në mundësitë e saj dhe Ministria e Mbrojtjes, në disa shërbime të caktuara, zgjerimin dhe thellimin këtë vit të hapësirave të partneritetit publik privat. Ky vit duhet të jetë viti i partneritetit publik privat.

 

Ky vit është edhe viti i investimeve më të mëdha në historinë e vendit, për realizimin të cilave kërkohet përqendrim edhe më i madh. Ministria e Financave do të vendosë disa standarde të reja lidhur me procedimin për realizimin e investimeve. Këto standarde synojnë t’ju ndihmojnë dhe mobilizojnë në mënyrë që të ketë një realizim të investimeve publike të shpërndarë mirë gjatë vitit. Shpresoj se Thesari do të japë këto ditë vlerat përfundimtare. Vlerat e brendshme kanë qenë të mira në tërësi.

 

Ky vit kërkon nga secili prej jush diçka tjetër shumë të rëndësishme. Cili është borxhi që i keni mbetur qytetarëve shqiptarë nga viti i kaluar, është pyetja që secili prej jush duhet t’ia shtrojë vetes për çdo procedurë, për çdo aktivitet dhe projekt. Është në detyrimin tuaj t’i identifikoni, përparësoni dhe t’i finalizoni ato, në mënyrë që ky vit të jetë edhe më i suksesshëm.

 

Ministrja e Integrimit, zonja Bregu ka përgatitur një dhuratë, një kartolinë-kalendar për secilin prej jush. Unë e përgëzova dhe e falënderova zonjën Bregu për këtë dhuratë, e cila  shpresoj se do të jetë në tryezën tuaj të përditshme të punës dhe ju do të specifikoni për çdo javë përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

 

Në këtë kartolinë-kalendar janë renditur prioritet bazë për çdo muaj, për secilën ministri, duke nisur nga Kryeministria, në raport me detyrimet për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

 

Duke u rikthyer në rendin e ditës së sotme, ka disa projektligje, ndër të cilët do të konsideroja më të rëndësishëm projektligjin “Për nënshkrimin elektronik”, pra, për firmën elektronike. Ky është një projektligj i domosdoshëm për moshën dixhitale të vendit, për përdorimin e gjerë, masiv, të procedurave elektronike. Projektligji është përgatitur nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj, me financimin e GTZ-së, për të cilën shpreh mirënjohjen më të madhe. Ky do të jetë viti i përpjekjeve të mëdha për e-government, që duhet të vijë si finalizim i një serie të gjerë procedurash, tashmë, të dixhitalizuara. Prandaj dhe funksionimi i këtij ligji është domosdoshmëri absolute.

 

Në mbledhjen e sotme do të shqyrtojmë edhe disa ndryshime në “Ligjin për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, që vijnë si rezultat i eksperiencës së madhe të akumuluar deri më tani. Këto ndryshime synojnë të thjeshtojnë më tej procesin dhe burokracinë, pasi janë edhe 35 zona të tjera, krahas 65 të parave, të gatshme për të kaluar në KKRRTRSH. Megjithatë barra burokratike mbi qeverisjen vendore, por jo vetëm mbi të, është thjeshtuar në mënyrë që procesi të ecë më shpejt, pasi tashmë është fituar edhe një eksperiencë e madhe. Duke iu referuar procesit të privatizimit të apartamenteve të dikurshme, ku 220 mijë apartamente u privatizuan në 8 muaj, ka pasur disa reflektime për të bërë të mundur shpejtimin e procesit.   

 

Po ashtu në rendin e ditës sot është edhe projektligji “Për standardizimin”, i propozuar nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

 

Të rëndësishëm do të konsideroja edhe  vendimin për nxjerrjen në tender të hidrocentralit të “Ashtës”. Siç dihet, në Vaun e Dejës, konstruksionet ekzistuese bëjnë të mundur ndërtimin e një hidrocentrali tjetër, i cili ka qenë konceptuar si hidrocentrali i Bushatit. Studimet mjedisore dhe i tërë ekosistemit nuk rekomandojnë ndërtimin e hidrocentralit të Bushatit, në variantet, fatkeqësisht, jo vetëm të miratuara, por edhe të tenderuara dhe me shpallje të fituesit. Kjo për shkak se ato kanë impakt mbi Bunën, në të gjithë zonën, si dhe në territorin e Malit të Zi. Ndaj, u hoq dorë nga ky projekt dhe u kontraktua për këtë qëllim, për të dhënë ndihmesën e saj, Korporata Financiare Ndërkombëtare. Nga ana e saj, Korporata kontraktoi një kompani serioze të studimit të mjedisit dhe tashmë, në bashkëpunim, ato dalin në variantin plotësisht të pranueshëm përsa i përket shkaqeve mjedisore, që është varianti i hidrocentralit të “Ashtës”. Në këtë rast, kapaciteti ka rënë dhe nuk është më kapaciteti që pritej nga hidrocentrali i Bushatit. Çështjet e mjedisit janë çështje kryesore dhe ne jemi dakord me konsulentin dhe me kompaninë që ka bërë studimin e mjedisit.

 

Me këtë vendim, ne i hapim rrugën tenderit për këtë hidrocentral, i cili është më i garantuari në kapacitetin e tij, në Shqipëri. Ky hidrocentral është menduar të ndërtohet në kuadër të Partneritetit Publik Privat, si një proces shumë i domosdoshëm.”


04/01/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave