Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri: Masa tė reja, pėr shpejtimin e procesit tė transferimit tė ujėsjellės-kanalizimeve pushtetit vendor
 

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, i cili kishte një agjendë tepër të ngjeshur pune, Kryeministri Berisha u përqendrua në hapat e ardhshëm për realizimin e procesit të transferimit të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve. Duke folur për domosdoshmërinë e përshpejtimit të këtij procesi, Kryeministri kërkoi që brenda një kohe të shkurtër të realizohen hapat e mëposhtëm:

 

1.       Ministria e Ekonomisë duhet të përgatisë udhëzuesin e transferimit, të aprovojë e shpërndajë tek pushteti vendor këtë udhëzues, për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin e aksioneve të shoqërive anonime të ujësjellës- kanalizimeve tek njësitë e qeverisjes vendore.

 

Përmbajtja e udhëzuesit duhet të përfshijë procedurën e plotë të transferimit të aksioneve tek pushteti vendor, konstituimin e Asamblesë së Aksionerëve, mbledhjen e parë të  Asamblesë së Aksionerëve me përfaqësues të pushtetit vendor, përftues të pronës shtetërore, organizimin e mbledhjes së Asamblesë dhe funksionimi i Këshillit Mbikëqyrës.

 

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) duhet të përcaktojë me këtë udhëzues konstituimin e Asamblesë së Aksionerëve dhe mbledhjen e parë të Asamblesë së Aksionerëve me përfaqësues të pushtetit vendor. METE duhet të përgatisë ekipet dhe së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Punëve Publike të shkohet në mbledhje, të konstituohen Asambletë dhe të bëhet akti final i marrjes në dorëzim.

 

2.       METE duhet të hartojë statutin e ri për çdo shoqëri të ujësjellës-kanalizimeve që transferohet, mbështetur tek statuti tip i miratuar së fundi nga Këshilli i Ministrave.

 

3.       METE duhet të ndjekë regjistrimin e këtyre shoqërive në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, të regjistrojë pronën e të gjitha shoqërive të ujësjellës- kanalizimeve në këtë Qendër brenda muajit dhjetor të vitit 2007. 

 

4.       Ministria e Brendshme të nxjerrë një urdhër me qëllim që të nxisë organizimin e mbledhjes së Këshillave Bashkiake dhe Komunale në të gjithë vendin, për të përzgjedhur përfaqësuesit tek Asambleja e Aksionerëve të shoqërive të ujësjellës- kanalizimeve pas transferimit. Ky përfaqësues do të jetë njëkohësisht edhe përfaqësues i pushtetit vendor me një përqindje të aksioneve të shoqërisë, e drejtë e derivuar nga ligji organik i pushtetit vendor dhe vendimi i Këshillit të Ministrave për transferimin e tyre.

 

5.       Ministria e Ekonomisë harton planin për konstituimin e Asamblesë së Aksionerëve, të planifikojë kohën që brenda muajit janar të vitit 2008 të asistojë të gjitha mbledhjet e para të Asamblesë së anëtarëve të pushtetit vendor, përfitues të pronës shtetërore. Kjo detyrë duhet të realizohet në terren në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe sektorin e pushtetit vendor.

 

Ministria e Ekonomisë po merret edhe me hartimin, standardizimin dhe pilotimin e planit të biznesit 4 vjeçar për shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve për transferim, në kuadër të programit të Bankës Botërore.

 

Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit po merret me hartimin e marrëveshjes bazë të performancës për shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve të pushtetit vendor pas transferimit. Kjo Ministri ka detyrën e rajonizimit, në funksion të ekonomisë së shkallës, me synim grupimin e zonave të shërbimit të ujit në një zonë më të madhe, për një tarifë uji më të ulët, bazuar në parimin që tarifat të mbulojnë koston. Gjithashtu, Ministria e Punëve Publike përfundon së shpejti studimin e ujësjellës-kanalizimeve për Tiranën, një studim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Po ashtu, ajo do të organizojë trajtime për të asistuar pushtetin vendor në lidhje me procesin e transferimit.  


29/11/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave