Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria do tė ndėrtojė impiante tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė mbarė vendin
 

Kryeministri Berisha tha se qeveria do të ndërtojë një rrjet impiantesh të përpunimit të ujërave të zeza në mbarë vendin. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri bëri të ditur se qeveria do të ndërmarrë një nismë të re për ngritjen dhe ndërtimin në shkallë vendi të impianteve të përpunimit të ujërave të zeza, duke i thënë stop praktikave të deritanishme në këtë fushë.

 

“Vetëm dy vjet më parë, në vjeshtën e vitit 2005, Shqipëria inauguroi impiantin e parë në historinë e saj të përpunimit të ujërave të zeza. Tani janë një seri impiantesh të tjerë që po ndërtohen, por këtë proces duhet ta shpejtojmë dhe të shumëfishojmë numrin e këtyre impianteve në mbarë vendin,” u shpreh Kryeministri. 

 

Duke e konsideruar një problem me rëndësi jetike për qytetarët, Kryeministri tha se qeveria do të bëjë çdo përpjekje, duke negociuar edhe me qeveri mike, për të kapërcyer në një kohë sa më të shkurtër këtë trashëgimi të hidhur, jo të dekadave, por shekujve, si një kusht për të mbrojtur ujërat, shëndetin dhe jetën tonë. Kryeministri tha se përparësi fillimisht do t’u kushtohet zonave turistike, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.

 

“Në lumenjtë tanë, - u shpreh Kryeministri - duhet të derdhen ujëra të pastra dhe ne do t’i themi stop kësaj praktike të derisotme. Menaxhimi i ujit është në epokën socialiste. Qeveritë vendore do të vendosin një skemë të re menaxhimi”.


29/11/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave