Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Procesi i decentralizmit i domosdoshėm, i pandalshėm dhe jetik
 

Mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha ia kushtoi thellimit të procesit të decentralizimit, duke e konsideruar atë të domosdoshëm dhe jetik për funksionimin e shtetit ligjor.

 

“Ky është një proces i pandalshëm, i domosdoshëm dhe jetik për funksionimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Parimi i decentralizimit është një nga parimet më thelbësore të të gjitha kushtetutave të rendit demokratik,” u shpreh Kryeministri.

 

Duke vlerësuar hapat e mëdha pozitivë që janë ndërmarrë në këtë drejtim, Kryeministri theksoi se qeveria është e zotuar për procesin e decentralizimi dhe, në funksion të tij, për shpejtimin e hapave të domosdoshme për ta bërë atë sa më eficent.

 

Kryeministri bëri të ditur se Ministria e Financave ka marrë porosi të përpunojë mundësitë e delegimit të taksave të tjera pushtetit vendor. Krahas komponentit fiskal, Kryeministri konsideroi një zhvillim të rëndësishëm edhe paraqitjen sa më shpejt në qeveri të ligjit që rregullon marrjen e kredive nga pushteti vendor.  

 

“Qeveritarët vendorë nuk mund të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve të tyre, në rast se nuk kanë të drejtë të marrin kredi. Ata nuk mund t’u përgjigjen kërkesave në rritje të qytetarëve, në rast se nuk u krijohen mundësitë për kompletimin e urbanizimit apo t’i japin përgjigje problemeve të krijuara nga ndërtimi gjatë gjithë këtyre viteve. Sikundër ata nuk mund të administrojnë sistemet e ujësjellës-kanalizimeve, në rast se nuk do të kenë financat. Ndaj ne duhet ta shpallim këtë çështje madhore të agjendës sonë,” u shpreh Kryeministri.

 

Krahas decentralizimit, Kryeministri tha se do të shkohet edhe drejt dekoncentrimit, duke e cilësuar këtë një proces të dytë ky shumë të rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor.


29/11/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave