Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton hapjen e dy pėrfaqėsive tė reja diplomatike nė Slloveni dhe Indi
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot hapjen e dy përfaqësive të reja diplomatike shqiptare në Slloveni dhe Indi.

 

Kryeministri e konsideroi hapjen e ambasadës shqiptare në Slloveni, një vend tradicionalisht mik i Shqipërisë, me shkëmbime në rritje dhe anëtar i Bashkimit Europian, që merr kryesinë e radhës të BE-së, të rëndësishme në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.

 

Gjithashtu, duke përshëndetur vendimin për hapjen e ambasadës në New Delhi, Kryeministri vlerësoi lidhjet miqësore me Indinë, një nga qytetërimet më rrezatuese që dy ndër thesaret më të çmuara shpirtërore të saj i ka me origjinë shqiptare: Nënë Terezën dhe projektuesin e tempullit të njohur të Taj Mahalit.

 

“Nënë Tereza e Kalkutës është e njohur si e tillë në botë, sepse shkriu të gjithë energjitë e saj në ndihmë të qytetarëve në nevojë të këtij qyteti dhe vendi të madh. Së dyti, na lidh Taj Mahali, një nga mrekullitë e arkitekturës  njerëzore. Çdo indian e di se arkitekti i këtij tempulli mahnitës ishte Mehmet Mokrari, një shqiptar nga Mokra,” u shpreh Kryeministri.

 

Qeveria shqiptare, theksoi Kryeministri, ka nisur negociatat me qeverinë indiane për rikthimin e Nënë Terezës, pranë nënës dhe motrës së saj në Tiranë. “Ne do të vazhdojmë këtë përpjekje, të vetëdijshëm se ajo është një trashëgimi e jashtëzakonshme e këtij vend të madh. Me punën dhe veprimtarinë e saj ajo u bë, pas Mohatma Gandhi-t, ndoshta njeriu më popullor i atij vendi.”

 

India, nënvizoi më tej Kryeministri, çdo ditë e më shumë po bëhet një fuqi e madhe teknologjike në botë.

 

Duke i konsideruar këto vendime pjesë të reformës në shërbimin e jashtëm diplomatik, Kryeministri tha se ato do të pasohen me projekte të tjera për zgjerimin e këtij shërbimi edhe në Lisbonë, Helsinki, Oslo, Estoni, si edhe me vendosjen e përfaqësuesve shqiptarë pranë ambasadave të disa vendeve mike.

 

“Ne do të përpiqemi të bëjmë një reformë të thellë në shërbimin tonë të jashtëm. Me numrin më modest të përfaqësive, të mund të krijojmë eficencën më të madhe, sikundër Ministria e Jashtme do t’u kërkojë vendeve mike që, në disa zona, të bashkëngjisim pranë ambasadave të tyre përfaqësuesit tanë,” tha Kryeministri.

 

Duke e cilësuar këtë një praktikë tashmë të zakonshme të disa vendeve të BE-së, Kryeministri tha se në këtë mënyrë do të jemi të pranishëm atje, me sa më pak shpenzime për shkak të buxhetit tonë modest.
14/11/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave