Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Qeveria po bėn ēdo pėrpjekje pėr shtimin e burimeve energjetike nė vend
 

- Këshilli i Ministrave miraton vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit të Skavicës

 

Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se qeveria po bën çdo përpjekje për shtimin e burimeve energjetike në vend. Kryeministri bëri të njohur vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit të Skavicës, mbi lumin Drini i Zi dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë.

 

Duke nënvizuar se ky proces u bllokua për 10 vjet, sepse interesi nuk ishte përqendruar tek burimet, por tek importi, Kryeministri siguroi se qeveria po bën çdo përpjekje për shtimin sa më të shpejtë të burimeve energjetike.

 

Kryeministri theksoi se Sakavica do të jetë hidrocentrali më i madh që do të ndërtohet në Shqipëri, me kapacitet 550 megavat. Projekti parashikon një investim rreth 600 milion euro.

 

“Me projektin e saj, kompania ka arritur të projektojë përfitimin me digën e vogël të të njëjtës sasi energjie që do të përfitohej nga diga  madhe, e cila përmbyste toka deri në territorin e Maqedonisë,” u shpreh Kryeministri.  

 

Projekti, - theksoi Kryeministri, bazohet në aplikimin tuneleve dhe vendosjen e të gjitha makinerive në dalje të tuneleve që shkojnë deri në fund të liqenit të Fierzës dhe rrit në mënyrë thelbësore rendimentin, duke bërë të mundur që vetëm nga ky hidrocentral, me vendosjen e të gjitha turbinave, të merren 550 megavat energji.

 

Duke e konsideruar këtë vendim një zhvillim tepër të rëndësishëm në sektorin energjetik, Kryeministri Berisha theksoi se projekte të tjera të mëdha janë në përgatitje. Kryeministri bëri të ditur se qeveria do të kalojë së shpejti edhe vendimin për hidrocentralin e Ashtës, projekti për të cilin u rishikua pas të gjitha modifikimeve të bëra nga korporata Financiare Ndërkombëtare, që ndërmori atje studimin më të hollësishëm të mjedisit.  


14/11/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave