Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Kasat e regjistrimit pėr biznesin dhe fatura elektronike, sistemi mė modern dhe transparent i shėrbimit ndaj qytetarėve
 

Kryeministri Berisha njoftoi sot vendimin e qeverisë për vendosjen e kasave të regjistrimit për biznesin dhe faturën elektronike si procedura më transparente dhe moderne e shërbimit ndaj qytetarëve. Duke e konsideruar këtë vendim të njëjtë për nga rëndësia me kartat e identitetit, Kryeministri e vlerësoi atë si ID-në moderne të biznesit.

 

“Sot marrim një vendim shumë të rëndësishëm, që, për nga rëndësia, do ta krahasoja me atë të kartave të identitetit për qytetarët, kasat regjistruese, ID-në moderne të biznesit,” tha Kryeministri.  

 

Në hartimin e këtij vendimi, Kryeministri theksoi se është studiuar eksperienca dhe standardet e vendeve të BE-së.

 

“Ministria e Financave dhe autoriteti i tatimeve kanë studiuar eksperienca të suksesshme të vendeve të ndryshme, standardet e vendeve të BE-së, kanë bërë të gjitha rregullimet e domosdoshme ligjore për aplikimin e sistemit të kasave “on line”, sistem i cili është më moderni, më i sakti dhe i domosdoshëm,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri vlerësoi se ky vendim shënon një zhvillim pozitiv e të domosdoshëm për transparencën e të gjitha proceseve, sikundër vendos një standard të domosdoshëm të shërbimit të kulturuar në të gjitha njësitë e vogla, të mesme dhe të mëdha tregtare të vendit.

 

Kryeministri tha se ky hap, i shoqëruar nga një punë e madhe paraprake e përgatitjes së të gjitha prerogativave, udhëzimeve dhe akteve ligjore e nënligjore, shënon një përpjekje të madhe për modernizimin e sistemit dhe arritjen në moshën digjitale.

 


14/11/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave