- Zonat verilindore të vendit, përparësi në dhënien e bursave për shkollat e mesme.
Ndër vendimet e rëndësishme të diskutuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave , kryeministri veçoi vendimin për dyfishimin e bursave për shkollat e larta dhe të mesme. Kryeministri u shpreh se përsa i përket bursave të shkollave të mesme, 500 prej tyre duhet tu jepen zonave verilindore për arsimin professional, duke I dhënë përparësi këtij arsimi. Kryeministri u shpreh se së bashku me Ministrin e Arsimit kanë zhvilluar takime me qeveritarët vendorë, ku është rënë dakort për një seri hapash konkrete në drejtim të zhvillimit të arsimit profesinal, si dhe të ngritjes dhe funksionimit të një zinxhiri konviktesh, të cilat do të mundësojnë komoditetin për nxënësit e zonave të thella dhe fshatrave të largëta “ Së bashku me ministrin kemi zhvilluar përpara 4 ditëve një takim me qeveritarët vendorë dhe kemi rënë dakort për një seri hapash konkrete në drejtim të Arsimit professional, si dhe të zinxhirit të konvikteve që duhet te ndertojmë në të gjitha rrethet me terrene të paarritshme nga zona të thella, nga fshatra të largëta, në mënyrë që të gjithë fëmijët që mbarojnë klasën e 9-ntë të mund të kenë një derë të hapur për të ndjekur shkollën e mesme.”, tha kryeministri.
Kryeministtri theksoi se do të bëhet cdo përpjekje që rritja e pritshme e numrit të nxënësve në shkollat e mesme, të shkojë drejt arsimit profesional, duke iu përshtatur shumë më mirë tregut në këtë mënyrë.
10/10/2007