Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Shqipėria mė afėr se asnjėherė me NATON
 

- Miratohet në unanimitet të plotë rezoluta e cila kërkon prej vendeve anëtare të ftojnë Shqipërinë dhe dy vendet e tjera të Kartës së Adriatikut në Samitin e Bukureshtit, si kandidat per anëtarësim të plotë në NATO.


“Jehona pozitive e reformave të ndërrmara në Shqipëri, bëri që dje të votohet në unanimitet të plotë nga Asambleja parlamentare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, një rezolutë, e cila u bën thirrje këtyre vendeve që të ftojnë Shqipërinë në Samitin e ardhshëm, së bashku me dy vendet e tjera të kartës së Adriatikut, si kandidat për anëtarësim të plotë në Nato”. Kështu u shpreh Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, në të cilën foli për vizitën e tij të fundit në Islandë.

Kryeministri theksoi se votimi i rezolutës, si dhe reagimi shumë pozitiv i parlamentarëve pjesëmarrës përbëjnë një inkurajim të madh për përpjekjet e bëra në këtë drejtim.
“Ndodhemi në kilometrin e fundit të rrugës sonë drejt NATO-s dhe kjo rezolutë, reagimi shumë pozitiv i sallës dje, votimi i rezolutës janë një inkurajim i madh për ne. Sot, ne jemi më shumë se kurrë pranë anëtarësimit në Nato, u shpreh kryeministri.Për këtë arsye, vijoi ai, duke njohur problemet që kemi për të zgjidhur, reformat që kemi për të ndërrmarrë, garancinë e plotë që unë dhashë se jemi të vendosur të marrim cdo vendim, të paguajmë cdo cmim për të merituar ftesën, shpresojmë se në prill do të ketë një vendim pozitiv për të cilin duhet të punojmë me përkushtim të madh.

Kryeministri Berisha theksoi se si pjesëmarrës aktiv në sesionin e 53 të Asamblesë Parlamentare të Natos, bëri një ekspoze të gjerë të të gjitha reformave të ndërrmarra nga qeveria gjatë 2 viteve të fundit, si dhe të progresit të bërë nga Shqipëria në këto 15 vjet në rrugën e ndërtimit të shoqërisë së lirë dhe demokratike.
“Dje në Reikjavik të Islandës Asambleja parlamentare e Atlantikut të Veriut më ftoi mua si kryeministër i vendit, një nga tre folësit kryesor të saj në këtë sesion, krahas kyeministrit të vendit mikpritës dhe sekretarit të pergjithshëm të NATO-s. Pata rastin e  rëndësishëm të bëj një ekspoze të gjerë të të gjitha reformave të ndërrmarra nga qeveria gjatë këtyre dy viteve, si dhe të të gjithë progresit që ka bërë Shqipëria në këto 15 vjet në rrugën e ndërtimit të lirisë dhe të vlerave të saj.”

Kryeminisri u shpreh se fokusi kryesor I fjalës së mbajtur ishte përpjekja e vazhdueshme për aritjen e realizimit  të njërit prej projekteve më madhore të këtij kombi, për këtë shekull, anëtarësimin në NATO dhe ftesën për këtë qëllim në Samitin e Bukureshtit.

“Projekti i anëtarësimit në NATO mbetet një projekt historik për shqiptarët, u shpreh Kryeministri. Në asnjë komb, Natoja nuk ka një mbështetje kaq të fuqishme prej 94 %, se sa tek kombi shqiptar. Për këtë arsye, tha kryeministri, në fjalën e djeshme deklarova se shqiptarët moralisht ndjehen anëtarë të Aleancës dhe po punojnë me të gjitha mënyrat  për të arritur standardet e tjera të domosdoshme dhe për ta merituar këtë ftesë.

Kryeministri, kërkoi që në programin e çdo ministrie, agjencie, etj, të jetë çështje parësore plotësimi i kërkesave të integrimit në NATO, krahas zbatimit me rigorozitet të marrëveshjes së stabilizim asociimit. Kryeministri u shpreh se për qeverinë dhe të gjitha institucionet e vendit, këto dy projekte madhore përbëjnë bazën e programit të të gjitha veprimtarive.

Gjithashtu, Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për  Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Sekretarit të Përgjithsëm dhe parlamentarëve të saj, për mbështetjen  që dëshmuan, si dhe vlerësimin e madh që ata bënë për përpjekjet serioze  të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në NATO.
“Edhe njeherë duhet të shpreh një mirënjohje të thellë, Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Sekretarit të Përgjithsëm , parlamentarëve të saj, për të gjithë mundësinë që më krijuan dje, mbështetjen që dëshmuan, vlerësimin e madh që bën për përpjekjet tona serioze për rrugën e integrimit të NATO.”, tha kryeministri.

Në mënyrë të veçantë, kryeministri Berisha falenderoi kryeministrin e Islandës për mikpritjen e dëshmuar dhe takimin miqësor. Kryeministri u shpreh se së bashku me kryeministrin holandez u ra dakort që të punohet bashkarisht për të gjithë kuadrin ligjor të marrëdhënieve ndërshtetërore, duke i intensifikuar ato.


10/10/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave