Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Kompanitė e huaja interes tė madh pėr ndėrtimin e HEC-ve nė Shqipėri
 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha e vuri theksin në projektvendimet e paraqitura nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës për dhënien me  koncesion dhe miratimin e bonusit për Hidrocentralet “Ujanik 2”, “Radovë” dhe “Thanë”.

Kryeministri informoi se një sërë kompanish të mëdha evropiane kanë shfaqur interes dhe kanë paraqitur projektet e tyre për ndërtimin e disa HEC-ve mbi lumenjtë e Alpeve, si Shalë, Nikaj, Curraj, Valbonë, të cilët ndonëse modest në ujëra, shfaqen të fuqishëm në prodhimin e energjisë.  “Me të gjitha këto projekte, të marra së bashku - shpjegoi kryeministri, mund të përfohet një sasi më e madhe energjie sesa në Vaun e Dejës.

Kryeministri theksoi se ky proces po shoqërohet me një garë konkurence të madhe të paprecedent në Shqipëri.

“Vetëm në njërin prej lumenjve të Alpeve kanë dorëzuar projektet 4 kompani të mëdha evropiane. Ana më pozitive e këtij procesi është gara e konkurencës së jashtëzakonshme që po ndodh, ku natyrisht do të fitojë më e mira – tha kryeministri.

Gjithashtu, Kryeministri bëri të ditur se më 1 tetor grupi i oponencës publike do të dorëzojë shqyrtimin për HEC-in e  Skavicës me një projekt të ri, i cili është i konceptuar në dy tunele që zbresin nga Skavica deri në afërsi të liqenit të Fierzës dhe që do të mundësojë prodhimin e energjisë me një  kapacitet prej rreth 550 megavat.

Ndër të tjera, Kryeministri siguroi se parvarësisht nga interesi gjithnjë në rritje I sektorit privat  për prodhimin e energjisë nga burime ujore, qeveria do të investojë çdo vit në ndërtimin e  termocentraleve dersa të balancohet  plotësisht prodhimi ujor me atë termik, duke mos krijuar varësi nga kushtet atmosferike.


Më tej, Kryeministri u shpreh:

“Kryefjala e mbledhjes së sotme janë sërish hidrocentralet. Në këtë mbledhje ne vendosim të japim bonusin projektit të paraqitur në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës  për hidrocentralin e “Ujanik 2”, projektin për hidrocentralin “Radovë” dhe projektin për hec-in “Thanë”.

I pari ndodhet në një degë të lumit Tomorricë, kurse dy të tjerët janë në segmentin e mesëm të lumit Çarçovë, degë e lumit Vjosë. Këto bonuse i marrin shoqëritë, “Busa”shpk “Tulla T” Shpk dhe shoqëria “Delia Grup” shpk. Këto projekte ndodhen afër urës të sapoinaguruar. Vjosa është burimi më i lakmuar ndonëse projektet për burime të tjera ujore janë të shumta.
Më 1 tetor sipas programit, grupi i oponencës publike dorëzon shqyrtimin e HEC-it të Skavicës me një projekt të ri,  i cili në variantin e digës së vogël, jep rendimentin që do të jepte diga e madhe.  Koncepti i ri bazohet në dy tunele që zbresin nga Skavica deri në afërsi të liqenit të Fierzës dhe mundëson marrjen e një kapaciteti energjie prej rreth 550 megavat. Pas finalizmit të ekspertizës nga ana e grupit të oponenecës publike projekti vjen në qeveri dhe kalon në tenderat ndërkombëtarë ku konkurrues ka kompaninë e projektit si dhe kompani të tjera ndërkombëtare.

Gjatë kësaj periudhe ka patur një interes shumë të madh për lumenjtë e Alpeve. Ka shumë kompani të cilat  kanë paraqitur projekte për ndërtim Hec-sh në lumenjte Shalë, Nikaj, Curraj dhe Valbonë, të cilët për shkak të zbritjeve të mëdha që kanë, ndonëse modest në ujëra shfaqen shumë fuqishëm në prodhimin e energjisë. Në këto lumenj mund të përfitohet me projeket e paraqitura, të marra së bashku, një sasi më e madhe energjie sesa në  Vaun e Dejës.

Në Vjosë kanë dorëzuar projektet derin tani kompania EVN, kompania Samsung, Deutche Bank së bashku me Bek, një kompani e njohur turke në fushën e HEC-ve dhe pritet që edhe dy kompani, ndër më të mëdhatë në Evropë, të paraqesin projektte e tyre në mënyrë që oponenca publike të shqyrtojë, të vendosë për cilin nga projektet do të jepet bonusi. Mund të them se një vendim i mëparshëm , i këtij procesi për të inkurajuar ndërtimin kaskadë dhe jo vetëm në një segment të caktuar, është provuar jashtëzakonisht i suksesshëm për sa u përket projekteve, por ana më pozitive e këtij procesi është gara e konkurencës së jashtëzakonshme që po ndodh.

Ka një konkurencë të panjohur më parë për këtë vend. Vetëm në njërin prej lumenjve të Alpeve kanë dorëzuar projektet 4 kompani të mëdha evropiane. Natyrisht do të fitojë më e mira, por gara është e jashtëzakonshme. Ky kompeticion ka sjellë një kthjelltësi shumë të madhe në këtë process. Natyrisht për kontrata e mëdha do të marren kompani konsulentce sepse keto kontrata janë kontrata që shkojën nga 600 milion deri në 1 miliard  euro. Sigurisht që kemi kapacitet tona , por këto kapacitet do ti mbështesim , forcojmë dhe me konsulencë ndërkombëtare, në mënyrë që me këto kontrata të fitohet levedisshëmria maksimale që mund të fitohet në partneritetin public privat. Të gjitha këto janë investime në sektorin privat. Shpresoj që projekti për Bushatin të përfundojë shumë shpejt pasi me këtë po merret Korparata Financiare Ndërkombëtare e cila ka kontratuar një kompani për realizimin e studimit të mjedisit. Në kët drejtim duhet të bëhet një studim shumë serioz I mjedisit për të ruajtur ekosistemin e mrekullueshëm të asaj zone.

Po pavarësisht nga interesi i jashtëzakonshëm i sektorit privat për prodhimin e energjisë nga burime ujore, qeveria do të qëndrojë e vendosur në parimin e  saj, për të investuar çdo vit në termocentrale derisa të balancojmë plotësisht prodhimin ujor me prodhimin termik dhe të mos mbetemi më të ndikuar nga thatësirat e tejzgajtura, të cilat parashikohet të vazhdojnë.

 

 


19/09/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave