Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Fuqizimi i arsimit profesional dhe zgjerimi i universiteteve, prioritete tė qeverisė
 

- Kryeministri: Arsimi duhet të shndërrohet në zërin e parë të buxhetit edhe të qeverive vendore

Kryeministri Berisha tha, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se fuqizimi i arsimit profesional dhe zgjerimi i shkollave të larta janë prioritet i qeverisë. Duke folur për rezultatet e vizitave në Fier dhe Berat, Kryeministri tha se Ministria e Arsimit do të përqendrohet në hapjen sa më shpejt të degëve të shkollës së lartë në këto rrethe. “Ministria e Arsimit duhet të përqendrohet për të hapur sa më shpejt filiale në këto rrethe. Edhe drejtuesit e pushtetit vendor kanë rënë dakord që të procedohet në këtë mënyrë e më pas të shkohet me konsolidimin e universiteteve. Në qytetin e Beratit, Fierit dhe Lushnjes ekzistojnë kushte të plota për të hapur filiale të shkollave të larta për turizëm, ekonomi, infermieri, biznes etj.. Ne duhet të bëjmë të mundur që këto filiale të fillojnë sa më shpejt nga funksionimi,” u shpreh Kryeministri.

Kryeministri u shpreh edhe për nevojën e fuqizimit të shkollave të mesme profesionale dhe rritjen e numrit të të rinjve që ndjekin këto shkolla. Për këtë, Kryeministri sugjeroi të ndiqet modeli i shkollës së mesme profesionale të Beratit, e cila funksionon mbi bazën e një koncepti mirëfunksionues. “Në Berat, vizitova shkollën e mesme profesionale të ngritur nga qeveria shqiptare dhe Suwis Contakt. Kjo shkollë, që funksionon mbi bazën e një koncepti të shkëlqyer, tre vjeçar për punëtorin e kualifikuar dhe 5 vjeçare për teknikun e mesëm, duhet të jetë modeli i shkollës në qytetet e mëdha. Mund të kërkohet ndihma e autoriteteve zvicerane, ku natyrisht pjesëmarrja jonë duhet të jetë e madhe. Unë do të dëshiroja që këtë shkollë ta vizitonin të gjithë kryebashkiakët e vendit për të favorizuar ndërtimin e një shkolle të tillë,” u shpreh Kryeministri.

Në këtë drejtim, Kryeministri shprehu mbështetjen edhe për kërkesën e kryetari të bashkisë së Patosit për hapjen e shkollës profesionale të naftëtarit, duke e konsideruar këtë një kërkesë të drejtë duke pasur parasysh faktin se nafta po vjen gjithnjë duke u fuqizuar. “Kompanitë e huaja që kanë marrë lejet për eksplorime dhe shfrytëzim të fushave ekzistuese të naftës e puseve të tyre janë shtuar. Nga një kompani, Bankers Petrolium, e cila parashikon vitin e ardhshëm 40 milion euro investime, janë edhe tre kompanitë tjera, si dhe një tjetër vepron në det. Do të ishte në interes të tregut, të ofrimit nga ana jonë të punëtorëve të kualifikuar.” u shpreh Kryeministri.

Duke vlerësuar si domosdoshmëri edhe zgjerimin e shkollës bujqësore në Fier, Kryeministri tha se shkollat bujqësore duhet të fuqizohen dhe aty të mund të shkollohen fermerët.

Kryeministri kërkoi nga Ministria e Arsimit të shohë me përparësi edhe rikonstruksionin e shkollës në Libofshë, e cila vitin e ardhshëm shënon 100 vjetorin e hapjes. “Ne duhet të krijojmë mundësinë që populli i Libofshës ta festojë këtë 100 vjetor me një shkollë dinjitoze, të rikonstruktuar që ofron të gjitha lehtësirat.”

Kryeministri vlerësoi se arsimi duhet të shndërrohet në zërin e parë të buxhetit të qeverive vendore. Ai theksoi se gjatë vizitave në disa qarqe të vendit u ka kërkuar autoriteteve vendore që ta sjellin arsimin zërin e parë të buxhetit të tyre. “Ashtu si qeveria rrit buxhetin për arsimin, - tha Kryeministri - do t’u kërkojmë edhe qeverive vendore të rrisin buxhetin për arsimin dhe për këtë i kanë mundësitë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të mishërohet në projekte dashuria dhe dëshira që shqiptarët kanë për arsimimin e fëmijëve të tyre.”

Kryeministri u shpreh se edhe konviktet, përveç atyre të shkollave kombëtare, duhet t’u kalojnë bashkive, në kuadër të procesit të decentralizimit.


12/09/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave