Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Pėrmirėsimi i infrastrukturės nė bashkėpunim me autoritetet vendore, prioritet i qeverisė
 

- Pas vizitave në Fier dhe Berat, Kryeministri përcakton disa nga detyrat kryesore për përmirësimin e infrastrukturës së këtyre qarqeve

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Kryeministri Berisha tha se përmirësimi i infrastrukturës është një nga përparësitë e qeverisë. Pas vizitave në qarkun e Fierit dhe Beratit, Kryeministri përcaktoi disa nga objektivat kryesore në fushën e infrastrukturës për këto qarqe. “Nga këto vizita, - tha - konstatova përpjekje serioze nga qeveritarët vendorë për të zbatuar projektet e tyre në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qyteteve dhe komunave, si dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe partneritet të frytshëm me qeverinë qendrore.”

Për qytetin e Fierit, Kryeministri kërkoi nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të sjellë në Këshillin e Rregullim Territorit të Republikës planin rregullues të qytetit të Fierit; nisjen e menjëhershme të projektit për rrugën Fier-Patos, që afron në mënyrë të ndjeshme Patosin me Fierin, të bëjë të gjitha përpjekjet që by pass-i i Fierit të fillojë në fund të këtij viti, rikonstruksionin e qendrës së Fierit, përfundimin e unazës së qytetit dhe asfaltimin e rrugës “Skënderbeu”. Ndër projektet e tjera infrastrukturore të këtij qarku, Kryeministri përcaktoi asfaltimin e rrugës Drizë-Myrteza në komunën Qendër, i rrugës së komunës Frakull, si dhe asfaltimi i rrugës në Selitë.

“Këto projekte duhet të shqyrtohen me Ministrinë Punëve Publike dhe Transporteve, Ministrinë e Brendshme dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ndoshta qeveria nuk mund t’i mbulojë të gjitha, por ajo të përparësojë dhe të mbulojë maksimumin e saj të mundshëm në zbatimin e këtyre projekteve,” tha Kryeministri.

Për qarkun e Beratit, Kryeministri kërkoi përfundimin e projektit për asfaltimin e 5 kilometrave rrugë të papërfunduar në aksin Berat-Lushnje. Kryeministri tha se duhet të marrin zgjidhje edhe disa probleme të tjera infrastrukturore të qytetit të Beratit si bulevardi kryesor i qytetit, pjesë e rrugës kombëtare, financimi i plotë i urës së re dhe përfshirja e unazës së qytetit në projektet e qeverisë. “Bulevardi i Beratit duhet të konsiderohet si pjesë e rrugës kombëtare. Bashkia nuk mund ta rikonstruktojë me fondet e veta në tërë gjatësinë e tij. Ashtu siç kemi rikonstruktuar pjesë të tjera të aksit kombëtar, duhet të rikonstruktojmë edhe këtë pjesë. Pavarësisht që është brenda qytetit, ajo mbetet pjesë e aksit kombëtar. Gjithashtu, financimi i urës, që sapo inauguruam, duhet të parashikohet i tëri për vitin 2008. Unaza e qytetit duhet të përfshihet gjithashtu në projektet tona,” tha Kryeministri.

Kryeministri kërkoi gjithashtu nisjen e negociatave për ujësjellësin me KFW, e cila për arsye objektive, tha Kryeministri, është larguar nga Berati. “Kryetari i bashkisë më siguroi se është i vendosur të plotësojë të gjitha standardet e kërkuara për këtë bashkëpunim. Duhet të merrni takim me ta dhe t’i kërkohet të rikthehet dhe të bashkëpunojë me këtë bashki,” nënvizoi Kryeministri.

Kryeministri vlerësoi të një rëndësie të madhe edhe rrugën Berat-Këlcyrë, 73 kilometra dhe rikonstruksionin gradual të saj. “Kjo rrugë duhet të nisë, sepse në 7 kilometrat e para të saj gjenden plantacionet më të mëdha të qershive dhe të prodhimeve të tjera. Ajo është një zone e prodhimit të lartë bujqësor . Edhe në këtë kontekst, si dhe faktit se ajo është rrugë tradicionale, meriton të trajtohet me gradualitet,” theksoi Kryeministri.

Kryeministri përcaktoi detyra edhe për përmirësimin e infrastrukturës së disa komunave të këtij qarku, si ndërtimin e depos së ujit në komunën e Otllakut apo zgjidhjen e problemit të asfaltimit të gjysmës së dytë të rrugës Lumas-Lapardha.

 


12/09/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave