Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria miraton krijimin e Qendrės se Studimeve Albanologjike
 

Kryeministri Berisha paraqiti sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimet e qeverisë për modernizimin e institucioneve kërkimore dhe kalimin e tyre pranë institucioneve mësimdhënëse.

Kryeministri u shpreh se këto vendime, të cilat paraqiten pas një pune të gjatë dhe të përkushtuar të një grupi të gjerë studiuesish dhe përfaqësuesish të botës akademike, shënojnë një kthesë rrënjësore drejt shkëputjes nga një një formë e vjetër e organizimit të shkencës dhe vendosjen e saj në alternativën perëndimore.

Kryeministri theksoi se reforma e institucioneve kërkimore të Akademisë së Shkencave ka patur vetëm një synim kryesor, atë të fuqizimit, mbështetjes dhe përsosjes së organizimit të veprimtarisë kërkimore shkencore të këtyre institucioneve, si dhe vendosjen e tyre mbi platforma moderne perëndimore.

Kryeministri theksoi se këto institucione do të mbështeten fuqimisht nga qeveria me financime dhe investime me qëllim që të funksionojnë me standartet më të larta bashkohore.

Duke vlerësuar se mësimdhënia dhe kërkimi shkencor lidhen në mënyrë përfundimtare dhe organike me njëra tjetrën, Kryeministri theksoi se universitetet janë djepi i gjenisë krijuese, i mendimit intelektual dhe atij shkencor.

Duke u nisur nga kjo, në përputhje me fushat dhe prioritetin e tyre, do të krijohet Qendra e Studimeve Albanologjike, e cila do të përfshijë disa institute, si ai i albanologjisë, instituti i arkeologjisë dhe ai i historisë, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri theksoi se ky institucion duhet tu thotë shqiptarëve të vërtetën mbi historinë e tyre, pasi edhe sot e kësaj dite ata e kanë tabu historinë e tyre. Gjithashtu kryeministri u shpreh se eshtë e domosdoshme që këtij instituti ti kërkohet të bëjë historinë jashte tendencioziteteve ideologjike.

Ndër te tjera, Kryeministri veçoi vendimin për krijimin e Institutit të Antropologjisë Kulturore, i cili u shpreh kryeministri ka një vlerë të madhe. Duke vlerësuar potencialin e jashtëzakonshëm të studiuesve shqiptarë në fusha të tilla si ajo e gjuhësisë, historisë, arkeologjisë, etj, Kryeministri shprehu besimin se kjo qendër do ti japë një shtytje të madhe shkencave albanologjike të vendit.

Kryeministri theksoi se me funksionimin e këtyre Instituteve të rëndësishme do të pakësohet burokracia dhe do të zhvillohet shkenca nëpërmjet investimeve dhe financimeve për të.


Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh:

Përveç këtij vendimi të rëndësishëm do të thoja se në këtë mbledhje ne kemi edhe një seri vendimesh të tjera të rëndësishme, ndër të cilat unë do të veçoja projektvendimet për reformën e institucioneve kërkimore. Pas një punë te gjatë të kujdesshme dhe me përkushtim të një grupi të gjerë studiuesish, përfaqësues të botës akademike shqiptare, Ministria e Arsimit ka sjellë këto vendime me të cilat shpreh bindjen më të madhe se shënohet një kthesë rrënjësore drejt shkëputjes nga një alternativë së cilës i ka kaluar koha, shkëputjes nga një formë organizimi e shkencës dhe vendosjen e saj në alternativën perëndimore.

Në reformën e institucioneve kërkimore të Akademisë së Shkencave ka patur vetëm një synim kryesor, fuqizimin , mbështetjen, përsosjen e organizimit të veprimtarisë kërkimore shkencore të këtyre institucioneve, vendosjen e tyre aty ku ato sot qëndrojnë në të gjitha vendet perëndimore, shkeputjen e tyre nga platforma e vjeter burokratike.

Nuk duhet të mohojmë përpjekjet e stafeve të gjera akademike për tu shëkputur, por modeli ishte i vjeter, dhe për ata që kanë punuar me modele, këto modele nuk zëvendësohen duke ndryshuar, por duke vendosur një model të ri. Në qoftë se tenton të arrish një gjë të re me një model të vjetër, përsërit të shkuarën.

Mësimëdhënia dhe kërkimi shkencor lidhen në mënyrë përfundimtare dhe organike. Universitetet janë djepi i gjenisë krijuese, imendimit intelektual, i mendimit shkencor, pra në përputhje me fushat dhe prioritetin e tyre, krijohet qendra e studimeve albanologjike e cila përfshin pas vërejtjeve dhe sugjerimeve që kanë bërë personalitet të shquara kanë vendosur që në këtë qendër të përfshihen disa institute, instituti i albanologjisë, instituti i arkeologjisë, instituti i historisë dhe uroj që ky institut tu thotë shqiptarëve të vërtetën mbi historinë e tyre. Edhe sot e kësaj dite shqiptarë e kanë tabu historinë e tyre. Është e domosdoshme që këtij institut ti kërkohet të bëjë historinë jashtë tendencioziteteve ideologjike etj. Mund të jemi i vetmi komb që ende nuk mund të njohin historinë e tyre. Në se diku mund të mendohet se kjo nuk ka intereson, për të mos thënë ndonjë tjetër se kjo na turpëron, sepse sigurisht po ti nxjerrësh gjërat jasht kontekstit të kohës mund të dalin ndryshe, por shqiptaret nuk kanë pse të mos vlerësojnë historinë e tyre, arritjet, dështimet, sukseset, disfatat, në mënyrë që ajo të bëhet gjithnjë e më shumë racionale.

Një institut tjetër do te jetë institute i Antropologjisë kulturore, Institute i kulturës popullore dhe arteve dhe kjo merr një vlerë shumë të madhe. Instituti i Arkeologjisë eshte një tjetër institucion i rëndësishëm i kësaj qendre, e cila do të quhet Qendra e Studimeve Albanologjike. Pra, pakësohet buroktracia, shtohet shkenca, shtohen investimet dhe financimet. Ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm në këto fusha, si në fushën e gjuhësisë, historisë, arkeologjisë. Një vend të pasur me zona arkeologjike sa askusht tjetër. Të pasur në kulturën e tij dhe mjerisht jo të ekspozuar sa duhet. Kam besim se kjo qendër do të shkëlqejë dhe do ti japë një shtytje të madhe shkencave albanologjike të vendit, shkenca bazë të kombit shqiptar.

Do të ngrihet instituti i Gjeoshkencave pranë institutit gjeoteknik të Tiranës dhe ky përfshin një seri departamentesh, institutesh me një rol shumë të madh në rritje. Disa prej këtyte institucioneve kanë pësuar një rrudhje të madhe. Sot hidrometereologjia përbën një nga përparësitë e mëdha të këtij vendi, por ky institut nuk kryen dot për shkak të mungesës së fondeve, as detyrën më elementare të monitorimit të pasurisë së parë të këtij vendi, të ujrave. Unë dhash këtë shembull, por probleme të tilla mund të kene edhe institucione të tjera.

Qeveria është e vendosur tu japë atyre të gjithë buxhetin , të gjithë mbështetjen, të gjithë hapsirën që ato të përmbushin msionin e tyre, në mënyrë që ato të krijojnë ligjërisht hapsira të reja tregu.

Në të vërtetë kjo reformë përbën një modernizim real të universiteteve tona. Me këtë reformë universitett tona ngjasojnë me shumë se kurrë me universitet e vendeve të tjera perëndimore.

Duhet të konsiderojmë dhe të rikonsiderojmë rritjen e buxhetit për kërkime shkencore, investimin në ekselencën shqiptare. Një fond është krijuar, ky fond do të fuqizohet, një fond I dytë do të krijohet për ekselencat jo vetëm në botën akademike, por ekeselencat në administratën publike shqiptare, ndaj dhe ministria e arsimit duhet të monitorojë së bashku me Këshillin e lartë të arsimit, zbatimin e kësaj reforme, të shqyrtojë të gjithë problematikën dhe vështirësitë që mnund të dalin në zbatimin e saj, të ndërhyjmë dhe të lehtësojmë maksimalisht konsolidimin e saj. Kjo është një reformna shumë e rëndësishme për vendin, sepse ka të bëjë me të ardhmen e vendit, të universiteteve, me të ardhmen e zhvillimit tërësor të Shqipërisë.

Është e domosdoshme që në procesin e integrimit të mund të shfrytëzohën të gjitha lehtësirat që siguron ky proces për fuqizimin e kërkimit shkencor. Kjo kërkon antarësimin në nisma të caktuara, kërkon buxhetim të këtyre nismave, në mënyrë që të përfitohet maksimalisht prej tyre, por unë kam besimin që Ministria e Arsimit, Ministria e Integrimit, do të bashkëpunojnë ngushte për suksesin e plotë të kësaj reforme.


22/08/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave