Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha njofton ngritjen e njė grupi ndėrministror pėr tė ndihmuar investimet pranė vendeve tė pelegrinazhit
 

Duke hapur mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u shpreh se sot ai u bë pjesë e mijëra pelegrinëve në malin e Tomorrit, të cilët shprehën nderimet dhe u lutën në tempullin ku ndodhej varri i Baba Abaz Aliut.

Kryeministri kërkoi prej Ministrisë së Kulturës që së bashku me ministritë e tjera dhe nën drejtimin e zëvendëskryeministrit të bëjnë një studim të të gjitha vendeve të pelegrinazhit të madh si Shna Ndout, Sai i Santikut, Tomorrit apo kudo që ato ndodhen, në mënyrë që të bëhen të gjitha përpjekjet për të lehtësuar dhe për të garantuar infrastrukturën më të nevojshme në këto vende të shenjta.
Ndër të tjera qeveria do të ndërhyjë në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.
Kryeministri u shpreh se investimi në këtë infrastrukturë është njëkohëshit një investim i një rëndësie të jashtëzakonshëm në turizmin e vendit.

Kryeministri theksoi se qeveria do të ndihmojë, duke respektuar plotësisht të gjitha besimet fetare dhe pa ndërhyrë në pavarësinë e tyre, por gjithashtu duke ruajtur parimin e ndarjes së fesë nga shteti. Kryeministri tha se në këtë mënyrë konsolidohet mesazhi i madh që përcjell vendi ynë, ai i bashkëjetesës në harmoni të plotë të besimeve fetare.


Ndër të tjera , Kryeministri tha:

“Kjo mbledhje u shty sepse sot unë zgjodha dhe vendosa të isha njëri nga ata dhjetra e mijëra pelegrinë që kishin mbushur malin e Tomorrit në një ditë të shenjtë për bektashizmin shqiptar dhe atë botëror. Pelegrinazhi ishte më madhështor se vetë Tomorri, pasi së bashku me pelegrinët e tjerë shprehëm nderimet dhe u lutëm në tempullin ku ndodhej dhe varri i Baba Abaz Aliut në pikën më kulmore të malit të Tomorrit. Biedova me qytetarët si dhe me udhëheqësit shpirtëroe të bektashizmit dhe vij në konkluzionin se Ministria e Kulturës së bashku me ministritë e tjera, nën drejtimin e zevendëskryeministrit duhet të bëjnë një studim të të gjitha vendeve të pelegrinazhit të madh, Shna Ndout, të Laçit, Sai I Santikut, Tomorrit dhe kudo që janë.

Nuk ndërhymë, nuk ngatërrojmë aspak shtetin edhe fenë, i mbajmë të ndara, vetëm duam të theksojmë këtu se Abaz Aliu u martirizua pikërisht për ndarjen e fesë nga shteti dhe kjo është merita më e madhe e bektashizmit që ka në parimin themelor ndarjen e fesë nga shteti. Ata u persekutuan, por mbrojten një parim të madh, një parim universal. Është e domosdoshme që qeveria të bëjë të gjitha përpjekjet për të lehtësuar, për të garantuar infrastrukturën më të nevojshme, prane dhe në këto vende të shenjta.

Kjo nënkupton përmirësimin maksimal të rrugëve, furnizimin me energji elektrike, por edhe depozita uji. Ministria e Shëndetsisë, ka dërguar dhe përforcuar ekipet, por ky duhet të jetë i studiuar mirë, në bashkëpunim me këto institucionme dhe Komitetin e Kulteve, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, pelegrinazhet e tyre ti kenë në kushte sa më të përshtatshme. Dhjetra e mijëra të rinj e të reja, të moshuar, të shëndoshë e të sëmurë ishin nisur shpateve të Tomorrit, për tu ngjitur në majën e tij në tempull.

Dua të theksoj edhe njëherë se ne mbetemi të vendosur në respektimin e sekularizmit, si një vend plurireligjoz që jemi, në rast se ne ndihmojmë pa ndërhyrje në pavarësinë e tyre, në respekt të plotë të gjitha besimeve fetare që janë në vend, ne nuk shkelim sekularizmin, përkundrazi konsolidojmë mesazhin e madh të bashkëjetesës së besimeve në vend dhe ky është mesazhi më I madh që ne përcjellim, ndaj dhe zoti Ministër I Kulturës, Ministri i Punëve Publike, nën drejtimin e zëvendëskryeministrit, edhe ministria e mbrojtjes ka bërë disa shërbime shumë të mira, po ashtu edhe ministria e shëndetsisë, që të gjitha duhet të kenë projektet e instalimit të menjëhershëm në ditët e pelegrinazhit dhe duhet të bëjne përpjekje që të përmirësojmë. Duhet të them këtu zoti ministër se investimi në këtë infrastrukturë është njëkohëshit një investim i një rëndësie të jashtëzakonshëm në turizëm, në qarkun e Beratit dhe në mbarë Shqipërinë. Faktikisht rruga që kap majën më kulmore të Tomorrit ka nevojë për një ristrukturim, e cila mund ti shërbejë një turizmi gjithëstinor.
Mund te them se mbeta shumë i impresionuar nga ajo cka unë pashë sot në majën dhe në shpatet e malit Tomorr.


22/08/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave