Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri: Viti 2007, bum turistik nė bregun e Jonit dhe Sarandės
 

- Qeveria do të nxisë përmirësimin e transportit publik dhe promovimin e turizmit

Kryeministri Berisha vlerësoi, gjatë mbledhjes së qeverisë, si risinë më të madhe të këtij viti bumin turistik në Sarandë dhe bregut e Jonit në tërësi. Kryeministri e konsideroi këtë meritë edhe të qytetarëve, të cilët kanë arritur t’u sigurojnë turistëve mikpritje, ushqim cilësor dhe në tërësi kushte pozitive.

Kryeministri përcaktoi si një nga mangësitë më serioze mungesën e këtij transporti. Ai kërkoi që Ministria e Turizmit dhe ajo e Punëve Publike, në bashkëpunim me kryetarët e bashkive të Vlorës, Himarës, Sarandës, Gjirokastrës, Tepelenës dhe Libohovës, të bëjnë projektin për organizimin e transportit publik në sezonin turistik. “Për shkak të mungesës së transportit, një turist që vendoset në një nga zonat turistike të bregut është i ‘dënuar’ 15 ditë të qëndrojë aty dhe të mos vizitojë zonat e tjera. Nëse është në Dhërmi, të mos vizitojë Himarën dhe kalanë e saj, apo të mos ngjitet dot në Llogara. Nëse është në Sarandë, të mos shkojë në Finiq, sepse nuk ka linjë të autobuzave, apo në Gjirokastër dhe Tepelenë. Turistët mbeten në mëshirën e taksive, të cilat u presin ndonjëherë fatura shumë të kripura,” u shpreh Kryeministri.

Ministria e Turizmit duhet të përqendrohet gjithashtu në zhvillimin e konceptit të tureve turistike. Krahas promovimit të vendeve turistike, duhet të bëhet çdo përpjekje për të organizuar për turistët ture turistike në të gjitha zonat turistike të vendit. Kryeministri tha se duhet të mundësohet dërgimi i turistëve një ditë në Berat, një ditë në Apoloni apo Butrint. “Çdo turist, shqiptar dhe i huaj, do të donte ta vizitonte sërish Beratin, qytetin 2500 vjeçar apo Apoloninë. Më shumë problematike mbetet jugu i vendit, i pasur në site arkeologjike dhe historike, por njëkohësisht aq të pamundur për t’u arritur. Sëbashku me kryetarët e bashkive, duhet të zhvillojmë këtë koncept për vitin e ardhshëm,” tha Kryeministri.

Në funksion të zhvillimit të turizmit, Ministria e Turizmit dhe e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, duhet të shohin me përparësi absolute të gjithë infrastrukturën në vendet historike dhe arkeologjike, si zgjerimin e rrugës së Butrintit, rrugën që bashkon dy pjesët e Finiqit dhe rruga që të çon në qytetin Antigonesë në Gjirokastër.

Lidhur me këtë, Ministria e Turizmit duhet të krijojë hapësirat për promovimin e bregut shqiptar dhe turizmit në Shqipëri në të gjitha mediat e mëdha botërore. Për këtë ministria e Turizmit ka hapur tenderin për kompaninë më madhe të huaj, e cila do të marrë përsipër promovimin. “Promovimi dhe krijimi i kushteve për t’i arritur lehtësisht vendet arkeologjike dhe pasuritë e jashtëzakonshme të vendit duhet të shkojnë sëbashku,” u shpreh Kryeministri.

Gjithashtu mbetet i rëndësishëm ndërtimi i ujësjellësit të Sarandës, duke e parashikuar për një qytet gjithnjë e në rritje. Për këtë, Kryeministri kërkoi që ministria e Punëve Publike t’i bashkëngjitet projektit të Bankës Botërore, në mënyrë që qeveria të ndërhyjë me të gjitha fondet e nevojshme shtesë, sëbashku me bankën, për të finalizuar në një kohë sa më të shkurt furnizimin më të madh të mundshëm me ujë të qytetit.

Ministria e Brendshme, tha Kryeministri, duhet të riformuloi listën e drejtorive që do të vendosen në Sarandë. Për shkak të distancave të mëdha, duhet të decentralizohen prefekturat dhe qytetarit t’i sigurohen shërbimet në qytetin më të afërt. “Një qytetari të Konispolit, i duhet të bëjë 200 kilometra rrugë për të shkuar në Vlorë për të kryer një shërbim, sepse aty është qendra e prefekturës”, u shpreh Kryeministri, duke nënvizuar se qeveria nuk do të ketë pengesa për t’i ofruar qytetarëve sa më shumë shërbime të jetë e mundur.


29/08/2007

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave