Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret Kryeministrin e Republikės sė Kosovės, zotin Hashim Thaēi
 

Kryeministri Berisha priti sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Hashim Thaçi. Fillimisht dy Kryeministrat zhvilluan një takim tetë a tetë dhe më pas dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp, në të cilën u shprehën:

Kryeministri Berisha: Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mikut tim zotit Hashim Thaçi, i cili ka ardhur në një vizitë kortezie me rastin e mbarimit të mandatit të kësaj mazhorance, për t’u përshëndetur vëllazërisht, së pari i shpreha mirënjohjen më të thellë për vizitën e njerëzishme dhe kënaqësinë time që e prita dhe biseduam përsëri për problemet tona më të rëndësishme. E përgëzova Kryeministrin përzemërsisht për procesin e Brukselit, me të cilin po hapin një kapitull të ri në drejtim të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe të marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe serbëve.

Kryeministri Thaçi ka dëshmuar një shkallë të lartë përgjegjësie dhe një vendosmëri të madhe që ky proces të konkretizohet me sukses. Për shqiptarët marrëveshja e Brukselit është e një rëndësi kombëtare shumë të madhe. Ndërkohë, zhvillimet në tërësi në dy vendet tona janë të një trendi të pamohueshëm pozitiv. Perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe e Kosovës është më e avancuar dhe më e sigurt se asnjëherë. Atje shqiptarët do të bëhen më të lirë, më të sigurt, më të mëkëmbur, do të kenë të ardhmen më të shkëlqyer.

Edhe një herë dua ta falënderoj Kryeministrin Thaçi për këtë vizitë miqësore, të njerëzishme, që gjeti kohën edhe erdhi, ndërkohë që tashmë është e njohur që jam në këtë detyrë deri sa të bëjë betimin Kryeministri i ri.

Faleminderit!

Kryeministri Thaçi: Faleminderit, i nderuar zoti Kryeministër Sali Berisha. Unë jam sot në Tiranë në një vizitë vëllazërore, shumë miqësore, për të falënderuar mikun tim, Kryeministrin Sali Berisha për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer që kemi pasur në këto vite të qeverisjes në Shqipëri dhe në Kosovë. Prej 15 vitesh ne kemi bashkëpunuar në kapacitete të ndryshme të përgjegjësve politike, kemi bashkëpunuar në periudhën e përpjekjeve dhe luftës për çlirimin e Kosovës, në periudhën opozitare dhe më pas edhe të përgjegjësive kryeministrore, të Kryeministrit Berisha prej tetë vitesh dhe aktualisht timen 6 vjeçare. Dëshiroj të falënderoj në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës mikun dhe Kryeministrin Sali Berisha për punën e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, për procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, për anëtarësimin në NATO, për punën e përbashkët që kemi bërë për pavarësinë e Kosovës, për bërjen e Kosovës së pavarur dhe sovrane, për njohjet që i janë bërë Kosovës. Ne tani kemi 121 njohje dhe Shqipëria ka një rol të jashtëzakonshëm dhe shumë të rëndësishëm, në veçanti Kryeministri Berisha. Gjithashtu, një falënderim i veçantë shkon për Kryeministrin Berisha për ndërtimin e rrugës së Kombit, sepse unë sot deri në 11:15 isha në zyrën time duke përmbyllur axhendën e konsultave, mbledhjen e qeverisë, pritjen e presidentit të Kroacisë dhe më pas në orën 14:00 isha në Tiranë. Unë i njoh dhe i kam përjetuar sfidat, ballafaqimet dhe të gjitha rrugët 12 – orëshe Prishtinë - Tiranë, edhe para lufte edhe pas lufte. E informova zotin Kryeministër se autostrada që ne po ndërtojmë në Kosovë e kaluar Prishtinën dhe tani rruga Prishtinë – Tiranë është 2 orë. Kjo ka ndodhur falë përkushtimit dhe vendosmërisë së dy qeverive tona, por theksoj se pa lirinë e Kosovës nuk do kishte as rrugë të Kombit. Kështu që e fituam lirinë, e ndërtuam dhe rrugën e Kombit. Ndërtimi i rrugës së Kombit në Shqipëri ishte frymëzim për ne në Kosovë që ta përmbyllim sa më shpejtë. Kështu që sukseset kanë qenë të ndërlidhura me njëra – tjetrën. Unë edhe një herë në emrin tim personal, të qeverisë së Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës e falënderoj Kryeministrin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme që ka bërë për lirinë e Kosovës, sovranitetin e Kosovës, konsolidimin e Kosovës dhe proceset e saj integruese.

Natyrisht, e informova Kryeministrin Berisha për të gjitha zhvillimet e fundit në Kosovë, në këtë proces të konsolidimit dhe forcimit të vendit tonë, të perspektivës evropiane, të rolit tonë për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat do të organizohen më 3 nëntor. Për herë të parë në Kosovë pas vitit 1999 do të organizohen zgjedhje në të gjithë territorin e Kosovës, edhe në veri. Ky është një moment i ri, një kapitull i ri që besoj se Kosova do ta kalojë, por është edhe një sprovë evropiane për ne. Unë kam besim se institucionet e Kosovës, spektri politik kosovar, shoqëria civile, mediat dhe të gjitha komunitetet do të punojnë që këtë sfidë të re demokratike, të perspektivës së sigurt evropiane do ta kalojnë bashkërisht dhe me sukses të plotë.

Faleminderit Kryeministrit Berisha për mbështetjen e plotë në çdo kohë që i ka dhënë procesit të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi dhe fqinjësisë së mirë të Kosovës me të gjitha vendet e rajonit. Ne do ta vazhdojmë miqësinë tonë, bashkëpunimin tonë në çdo kapacitet që do të kemi, politik dhe institucional edhe në të ardhmen.

Faleminderit shumë!”    


06/09/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave