Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha priti nė takim delegacionin e nivelit tė lartė tė Konsorciumit tė Gazsjellėsit Trans Adriatik- TAP
 
Kryeministri Berisha priti sot në takim delegacionin e nivelit të lartë të Konsorciumit të Gazsjellësit Trans Adriatik- TAP kryesuar nga Menaxheri i Përgjithshëm Z. Kjetil Tungland dhe Drejtori për Marrëdhëniet me Jashtë Z. Michael Hoffmann, të cilët kanë ardhur në Tiranë në një takim kortezie me kryeministrin.
 
Z. Tungland shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen dhe rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Berisha personalisht luajtën në projektin TAP, pa të cilat nuk do të ishte mundësuar vendimi përfundimtar pozitiv nga Konsorciumi i Shah Deniz-it për përzgjedhjen e TAP. Kjo mbështetje e siguruar, ishte veçanërisht domethënëse në vitet e fundit përmendi  ai, ku Shqipëria u angazhua maksimalisht për përfundimin e të gjithë kuadrit ligjor e rregullator të nevojshëm për konsiderimin e aplikimit të projektit të TAP-it pranë Konsorciumit të Shah Deniz-it.
 
Gjithashtu, ai e njohu Kryeministrin me ecurinë në vijim të projektit të TAP-it, lidhur me vendimin për fillimin e punimeve dhe vendimin përfundimtar të investimit nga konsorciumi i Shah Denizit. Së shpejti puna në Shqipëri do të fillojë për ndërtimin e rrugëve të aksesit në funksion të ndërtimit të gazsjellësit, përmendi ai. Zoti Tungland informoi kryeministrin se, konsorciumit të TAP i është bashkuar kompania belge më e madhe e shpërndarjes së gazit në atë vend, Fluxys, e cila me ndërtimin e gazsjellësit Belgjik - Itali e bën TAP një projekt për furnizim gazi pan-europian.
 
Kryeministri Berisha theksoi se, për Shqipërinë projekti TAP shënon arritjen më të rëndësishme strategjike pas anëtarësimit në NATO dhe pavarësisë së Kosovës. Të gjitha projektet e tjera me pa të drejtë anashkalonin Shqipërinë. Ky projekt I jep përgjigje përfundimtare problemit të energjisë në Shqipëri, ndikon në uljen e shpenzimeve familjare për ngrohje  dhe gatim. Shqiptarët do furnizohen me gaz nga një vend mik siç është Azerbajxhani. TAP , inkurajon investime të mëdha në të gjithë sektorët e industrisë dhe ekonomisë. Projekti rrit ndjeshëm rolin e Shqipërisë në energjitikën rajonale dhe europiane, si dhe ngre në një nivel të ri bashkëpunimin strategjik me fqinjët tanë dhe vendet e BE-së.
 
Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e thellë ndaj z Tungland dhe të gjithë ekipit që ai drejton, për punën e gjithanshme, të jashtëzakonshme, që bënë për  këtë projekt me rëndësi të madhe strategjike edhe , jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Europën. Këmbëngulja e jonë dhe e juaja bazohej në besimin tonë të përbashkët tek ky projekt madhështor. Ekipi që ju drejtuat përgatiti me profesionalizëm të lartë një dokumentacion bindës për konsorciumin Shah deniz 2, që faktonte qartë se TAP ishte në distancë, projekti më i leverdishëm me serioz .
 
Gjithashtu Kryeministri Berisha, në mbështetje të vendimit për TAP-in, theksoi rolin vendimtar të marrëveshjeve ndërqeveritare të arritura mes vendeve tranzit të projektit dhe ato të interesuara të Ballkanit perëndimor, sikurse pa diskutim edhe të largpamësisë së Presidentit Aliyev për përzgjedhjen e projektit të TAP-it.
03/09/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave