Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret nė takim Komandantin e Marinės tė Mbretėrisė sė Bashkuar, gjeneral major Ed Davis
 

Kryeministri Berisha prit sot në një takim Komandantin e Marinës të Mbretërisë së Bashkuar, gjeneral major Ed Davis, cili ndodhet në Tiranë me rastin e stërvitjes së përbashkët midis Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe dhe Forcave të Armatosura Shqiptare të emertuar “Albanian Lion-13”, e cila zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë takim, gjenerali Davis shoqërohej edhe nga ambasadori britanik në Tiranë, zoti Nicholas Cannon.

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Davis kënaqësinë për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe veçanërisht midis forcave të tyre të armatosura. “Ne jemi në një moment të perfeksionimit të ushtrisë shqiptare si një forcë profesioniste dhe synojmë modernizmin e mëtejshëm të saj”, u shpreh kryeministri. Në këtë kontekst, ai vlerësoi se stërvitjet e përbashkëta, operacionet  e përbashkëta luftarake, si dhe trajnimet dhe janë një  mënyrë  e mirë për të arritur objektivat  e FA-ve të të dy vendeve. Duke shprehur bindjen  se siguria e popujve është një sfidë, jo vetëm ushtarake por edhe ekonomike, sociale dhe fushave te tjera të jetës, kryeministri Berisha vlerësoi se reformat në të gjitha sektorët janë një “perpetum mobile” e fuqisë dhe sigurisë që krijojnë FA-të.

Nga ana e tij, Komandanti i Marinës të Mbretërisë së Bashkuar, Gjenerali Ed Davis shprehu vlerësimin më të lartë për partnerët shqiptarë dhe bashkëpunimin e ofruar prej tyre, si dhe kënaqësinë për zhvillimin me sukses të kësaj stërvitje të përbashkët. “Stërvitja që zhvilluam ishte plotësisht e suksesshme dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizën dhe logjistikën tonë edhe në të ardhmen.” u shpreh ai.  

Gjithashtu, zoti Davis vlerësoi kontributin e FA-ve të Shqipërisë, jo vetëm në trajnimet por edhe ne operacionet luftarake në Afganistan, Irak, etj. Gjenerali Davis shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vlerësoi të rëndësishëm partneritetin me FA-të  shqiptare edhe në të ardhmen.


30/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave