Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret nė njė takim z. Wolfgang Grossruck
 

Kryeministri Berisha priti sot në takim z. Wolfgang  Grossruck, deputet i parlamentit austriak dhe President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si dhe një përfaqësi të shërbimit zjarrfikës  të Austrisë.

Z. Grossruck e njohu Kryeministrin me qëllimin e vizitës, e cila është materializimi i një angazhimi të marrë dy vite më parë për asistimin me ndihmë logjistike dhe trajnime të shërbimit zjarrfikës të disa qyteteve të Shqipërisë. Në kuadër të kësaj iniciative u janë dhuruar pajisje shërbimeve zjarrfikës së Vlorës, Shkodrës, Krujës dhe Laçit, duke ofruar edhe trajnimin e efektivave zjarrfikës të tyre. Ndihma me vlerë të përgjithshme 500 mijë euro, tha z. Grossruck, është një kontribut për modernizimin e shërbimit zjarrfikës shqiptar.

Kryeministri i falenderoi përfaqësuesit e shërbimit zjarrfikës austriak për ndihmën bujare për një shërbim jetik si ai zjarrfikës. Në mënyrë të veçantë ai falenderoi z. Grossruck për mbështetjen, angazhimin e vazhdueshëm dhe ndjenjat e sinqerta të miqësisë për Shqipërinë e shqiptarët, dhe e cilësoi atë një njeri, i cili nuk lodhet kurrë për të ndihmuar këtë vend.

Kryeministri nënvizoi se e konsideron shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët bashkëpunimin me Austrinë dhe se shpreson që marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kombeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen intensivisht.

Më tej, Kryeministri, pasi bëri një përmbledhje të reformave themelore të ndërmarra gjatë këtyre viteve, theksoi se qeveria ka bërë të gjitha përpjekjet dhe ia ka dalë me sukses që vendi të mos binte në recesion, pavarësisht se kriza financiare europiane e botërore solli pasojat e saj. Partia Socialiste, tha Kryeministri, me premtime antiglobaliste dhe jo realiste si shërbim shëndetësor falas, heqje të taksave për 95 përqind të shqiptarëve, legalizime falas etj, dhe me një ekip qeverisës pa eksperiencë do ta çojë Shqipërinë në recesion, duke sjelle krizë ekonomike, papunësi e varfëri. Kryeministri Berisha theksoi se opozita do të jetë vigjilente e do të qëndrojë përballë tyre duke bërë një opozitë të fortë.

Z. Grossruck, nga ana e tij, shprehu vlerësime të larta për arritjet e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe dhe lidershipin e Kryeministrit Berisha në këto arritje, ndërsa theksoi angazhimin për vazhdimin e bashkëpunimit. Z. Grossruck u shpreh se shpreson që qeveria e re do t’i konsolidojë e çojë përpara këto arritje.


29/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave