Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
 

Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e rradhës së Këshillit të Ministrave, e cila mori në shqyrtim dhe miratoi një sërë vendimesh dhe projektligjesh.

Në nisje të mbledhjes, kryeministri Berisha shprehu opinion e tij lidhur me konferencën dy ditore “Shqipëria e gjeneratës tjetër”. Gjithashtu, kryeministri kërkoi hartimin sa më shpejt të një akti normativ, i cili do të sigurojë transparencë të plotë për të gjitha kompanitë që merren me tregtimin e karburanteve dhe cilësinë e tyre. Kryeministri tha se më këtë akt do të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve, ndaj abuzimeve që mund të bëjnë kompani të caktuara lidhur me cilësinë e produktit të karburanteve.

Të nderuar qytetare dhe qytetare,

Dy ditë e shkuara në Tiranë ka patur një ngjarje të veçantë, një konference dy ditore, e cila ishte një drame me dy akte. Akti i parë ishte dita e arkitekteve të miliarderëve të PS dhe disa arkitektëve nga Europa, por që janë bërë milionere me projektet e tyre ne Tiranë dhe këtu nuk kam asnjë objeksion, përveç studiove që së bashku me Ramën kishin parashikuar ndërtimin e 35 kateve tek Liqeni Artificial dhe që një ndërtues akuzoi direkt piktorin se e ke bërë kundrejt 20 % apo studio që kishte parashikuar shndërrimin e sheshit Skënderbe në piramidë. Por dita e parë e kësaj drame u karakterizua nga fakti se kryeministri i ardhshëm u dëshmoi shqiptarëve se preokupimi i tij më madhor ishte e para të shtinte në dorë të gjithë territorin e vendit, në një kohe kur administrimi i territorit është atribut me kushtetutë i qeverive vendore.

Pra ky e di që mjalti i mjaltit është 20 % dhe tani ky 20 % duhet të shtrihet në të gjithë vendin, akt i frymëzuar nga periudha  e tij si kryetar bashkie i Tiranës, periudhë në të cilën e la Tiranën në një situatë dramatike. Po kjo përpjekje ka marrë përgjigjen përfundimtare nga Gjykata Kushtetuese në një vendim të vitit 2006, e cila përcakton me fuqinë  e normës kushtetuese se territori është krejtësisht çështje  e qeverive vendore dhe nuk është ky preokupimi im. Revanshi i tij është evident. Në këtë revansh ndaj territorit spikat deklarata e tij se do të prishë ndërtimet pa leje dhe ne përgëzojmë për çdo ndërtim që do të prishë, ndonëse ato janë atribute të qeverive vendore, por unë vetë personalisht kam parashikuar ngritjen  e policive ndërtimore për prefekturat. Unë  e përgëzoj zotin Rama nëse ai këtë pikë të programit tonë  e përzgjedh për programin  e tij dhe unë jam për zbatimin e ligjit dhe nuk mund të jetë kurrë jetim, por në qoftë se për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Inspektoriati u decentralizua, ne jemi të gatshëm të mbështesim një inspektoriat, i cili konform rregullave të mund të imponojë zbatimin e plotë të ligjit në ndërtimet dhe objektet. Mirëpo piktori nuk ndalet vetëm tek të paligjshmet. Ai thotë se do të prishë edhe ndërtimet me leje, akt i paprecedent. Shtëpitë me leje do të prishen sipas kriterit klasor, sipas urrejtjes që mbartin dyshja Rama-Kokëdhima. Ne mënyrë kategorike, absolute, kundërshtojmë dhe do të kundërshtojmë prekjen e çdo objekti të ndërtuar me leje. Qeveria mund të prishë çdo objekt, por kundrejt rregullave të caktuara të shpronësimit, të shtetzimit dhe për motive të caktuara. Po çfarë fshihet pas gjithë kësaj përpjekje? Fshihet prishja e planeve të urbanizimit, e planeve të zhvillimit. Meqenëse në Tiranë kishte ngulur Kocoja ku kishte dashur pallate bashkë me Ramën, tani plani duhet të anulohet ndërkohë që ka filozofinë më demokratike. Por ndër të tjera duhet të anulohet edhe plani i bregdetit sepse dyshja Rama-Kokëdhima kanë ngulur një kështjellë të tërë, në 30 metra nga buzëdeti, në zonën më të ndaluar sipas planit, në ligatinë dhe shkoni filmojani, tregojani shqiptarëve, është në detyrën tuaj, zotërinj të mediave, të dëshmoni se kush po ndërton në rërë se cili po ndërton kështjellën në rërë, në kundërshtim flagrant me planin e territorit, në zonën ku nuk lejohet ndërtimi. Ndaj ai duhet të bëjë planin ku të përfundohet kështjella. Natyrisht pjesa më tragjike ishte (ndonëse ajo për mua nuk ishte aspak çudi) pasioni dhe adhurimi i zotit Rama për Enver Hoxhën dhe trashëgiminë e tij. Për shqiptarët Enver Hoxha është një Hitler dhe unë i kërkoj të mos i provokojë, nuk është në interesin e tij të provokojë. Shqiptarët janë të gatshëm të reagojnë dhe në mënyrë më të fuqishme ndaj çdo provokimi që mund tu bësh me trashëgiminë e njeriut më gjakësor në historinë  tyre,  e njeriut që Europa në pranverën e 81, në një deklaratë shumë të rëndësishme e cilësoi Hitleri pasluftës. Pra në aktin e parë të dramës çështja më kryesore e tij ishte se si do ta stilosin piramidën ku nga jashtë muzika do të jetë: Xhaxhi Enver, Xhaxhi Enver/ e ke gojën me sheqer/ me sheqer e me hurma/ lum Edvini që të ka. Pra ky ishte preokupimi i shqiptarëve për punë, ky ishte preokupimi i shqiptarëve për rroga, për shëndetin , për arsimin , për të gjitha, ishte piramida e Enver Hoxhës, ku fëmijët duhet të rrëshqasin nën tingujt  e kësaj muzike dhe vila e tij ku duhet të falen krerët socialistë. Sidoqoftë përpjekja dhe rikthimi në mendime të shprehura në këtë mbledhje të vitit 1998, nga piktori kur ishte ministër i kulturës, për vilën e Enver Hoxhës dëshmon se atij, jo vetëm nuk i është dobësuar adhurimi për xhelatin  e shqiptarëve, por ai e ka peng në shpirt që nuk e realizoi atëherë dhe nuk do ta realizojë dot e garantoj. Mos provoko shqiptarët për Enver Hoxhën se do të përballesh me zemërimin e tyre më të fuqishëm . Ai është një gjakësor që ka ekzekutuar me dhjete e mijëra shqiptarë për vlerat që ne kemi sot. Ai është një armik i egër i lirisë shqiptarëve kudo që ishin. Ai ishte një armik i egër i botës së lirë dhe vlerave të saj. Nuk mundet adhurimi patologjik që ke, që tua imponosh shqiptarëve.

Por akti i dytë kishte aspekte ndër më interesantet. Drama thotë Ëilliam Shekspir është gracka ku shpirti i mbretit kapet si laraska. Në konferencën  e djeshme, të ftuarit e nderuar, të cilët unë i përgëzoj për dinjitetin e treguar dhe i falënderoj se u thanë shqiptarëve të vërtetat. Panë përpara tyre ekipin e ardhshëm më të papërgjegjshëm, më injorant, më të padije, më të paskrupullt që kanë parë ndonjëherë në rruzullin tokësor. Do tu lutem shumë qytetarëve dhe mediave, për të lexuar materialet e kësaj konference për të kuptuar se kush janë ata që marrin përsipër ekonominë shqiptare. Vetë piktori njoftoi shqiptarët se për tre muaj nuk do të ketë drita, çka do të thotë se kanë bërë gati skemën e ndërprerjes së energjisë. Unë i njoftoj shqiptarët se si sot kjo ditë krahasuar me vitin e kaluar, falë një qëndrimi dhe vullneti për një stabilitet në furnizimin me energji, ne lamë në diga 300 milionë kilovat/orë më shumë se ckemi patur vitin e kaluar. Shifrat janë aty. Lamë rreth 7 metra lartësi më të madhe në digën e Fierzës. Qeveria, enti rregullator bënë gjithçka. Pra këtë vit kremi 300 kilovat orë më shumë dhe lajmi i vetëm që dha nga konferenca zoti Rama se në mënyrë absolute dy fjali nuk lidhi dot, në kuptimin ekonomik të fjalës dhe lexojmë që të gjithë :dramatike është gjendja. Dhe mu kujtua një mik i imi që më thoshte ky nuk është Edi Rama, ky është Edi Drama. Të dashur qytetarë, ky reagimi i i mi nuk ka të bëjë aspak me një qëndrim personal ndaj tij, por ka të bëjë me një hall shumë të madh që do ju bjerë shumë shpejt mbi kokë. Çfarë ndodhi dje në forumin ekonomik? Në Forumin Ekonomik, të pranishmit rrëzuan një për një të gjithë programin e PS për ekonominë. Së pari, të gjithë ata që kishin autoritetin zyrtar më të lartë dhe që të gjithë të tjerët në vazhdim, u thanë se detyra juaj numër një është parandalimi i krizës, ndërsa ata thonin se këtu është kriza më e thellë. Po bashkëbiseduesit  e tyre  e kuptonin mirë se çfarë do të thonin deklaratat e tyre, dhe përsëri secili me një lajtmotiv thonin se detyre kryesore është të parandalonin krizën. Ndaj dhe unë ju them, të dashur qytetarë, ne dhe një jave do të jemi, por u garantoj se një nga gjerat që më bën më krenarë në jetën time është se ne arritëm të parandalojmë krizën. Unë e di që ju jeni në vështirësi dhe kjo nuk do të thotë që ne parandaluam vështirësitë tuaja. Natyrisht me qindra  e mijëra prej jush merrnin ndihma nga Italia dhe Greqia nga njerëzit tuaj më të dashur dhe si merrni më dhe kjo përkthehet në dhimbje të fortë ekonomike për ju në jetën e përditshme. Por kriza, recensioni është i tmerrshëm dhe uroj që kurrë Shqipëria të mos bjerë. Dhe në se këto dy muaj kemi bërë përpjekjet më serioze, qëllimi i ka qënë ai që ka qënë 4 vjet më parë apo tre vjet më parë, që ky vend të  mos rrëshqasë në krizë.

Në qoftë se dje bashkëbiseduesve, njerëz të nderuar, që të gjithë pa përjashtim, zyrtarë kryesorë në Bankën Botërore të rajonit, ish ministra të financave dhe të vendeve që kanë bërë reforma të thella, i përsërisnin ekipit të piktorit se detyrë kryesore ishte parandalimi i krizës, piktori u jepte mësime njëlloj si xhaxhi i tij. Ata kishin ardhur ti thoin se çfarë duhet bërë, ndërsa ai vazhdonte të thoshte se çfarë duhet bërë me kryeministrin që është në detyrë dhe që për një apo dy javë nuk është më. Në këto deklarata unë do të citoj vetëm disa prej tyre. Shanset e dështimit të këtij ekipi janë 95 % dhe këtë jua tha hapur një ish ministër i financave. Dhe kjo sepse këta mohojnë gjithçka, në një kohë kur çdo dokument, çdo ekspert i vërtetë i vendit dhe i huaj thotë se Shqipëria nëpërmjet reformave parandaloi krizën. Atëherë parashikimi i këtij eksperti të vërtetë është se në rast se ju do të mohoni gjithçka, ju do të përfundoni në hiç. Kudo e nisni, nga do ta filloni? Kriza është lubi, është ndëshkim shumë i madh por të kapë shqiptarët. Unë i kuptoj pakënaqësitë  e tyre, por ju them se nuk janë asgjë dhimbjet e sotme, se sa ç’mund të jenë dhimbjet e recensionit. Një ekspert tjetër, shumë i madh, i cili solli edhe eksperiencën e vendit të tij, Suedisë, një nga eksperiencat më të shkëlqyera sot, ju tha: “rrisni ekonominë, mos rrisni taksat”. Ju duhet të synoni rritjen e ekonomisë, jo të taksave, pasi rritja  e tyre i kundërvihet rritjes ekonomike.

E treta është e rëndësishme sepse ata që u paraqitën dje, bënë përfaqësimin më c’dinjitoz që mund ti bënte një vendi dhe ata nesër do të jenë qeveria  e vendit tim dhe unë nuk do të doja kurrë që qeveria e vendit tim të paraqitej në atë formë. Gjithashtu u thanë: mos ulni investimet, pasi ulja  e tyre do të thotë shtyrje e krizës. Mbajtja  e tyre, jam i vetëdijshëm që është gjëja më e vështirë. Është e vërtetë që krijon borxhe, por qeveri në botë sot pa borxhe nuk ka. Edhe ato që janë pa borxhe nuk janë pa probleme të tjera. Por ata haptas u thanë se në qoftë se do të ulni investimet, ju do ti vrisni ato. Pra programi pësoi të njëjtin fat si me ekspertin  e shquar bullgar që sollën këtu për ta bindur për taksën progresive dhe u tha të kundërtën. Deklarata qesharake të atyre që nesër do të ulen si ministra. Ministri i energjetikes thoshte se problemi më madhor ishte se po na ikin ekspertët në Kanada, po injoranca nuk është argument. Në qoftë se po të ikin ekspertët në Kanada, bliji ekspertët nga Kanadaja dhe jepu rrogën që të vijnë. Duhet ta dinë se në malet e Bulqizës  ka ndenjur tre muaj një nga kryeinxhinierët më të shquar të planetit, korporatës së dytë në botë më të madhe, të mineraleve. Në Shqipëri si në asnjë vend tjetër po ndërtohet HEC me të cilat ky ekip po bën luftën e Don Kishotit me mullinjtë  erës. Natyrisht ekspertët  e huaj bënë një paraqitje shumë të mirë të përparësive. Ata që unë takova, dua ti informoj shqiptarët, se i kërkova haptas që ta ndihmojnë Shqipërinë sepse me të gjithë këto, faturën e paguan qytetari thjeshtë. Përkundrazi këta kanë rroga binjake, këta ministra i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë më shumë se të gjithë ministrat në historinë  këtij vendi, sepse ata janë me binjakë. Binjakët po ti kesh fëmijë, të ka bekuar Zoti, po ti kesh binjakë me rroga të gjobisin. I jep mandatin atij tjetrit dhe në parlamentin që e ke me 140, e që duhet të ishte me 120 cështe e vërteta, tani na bëhet më 160, përsa u përket rrogave. Por kjo është matematika  e piktorit.

Dhe për ta mbyllur problemi më madhor janë financat. Unë ju them shqiptarëve me sinqeritetin , por dhe me vendosmërinë më të madhe, se sistemi doganor dhe tatimor i vendit, pavarësisht nga defektet dhe të metat që ka, ka merita shumë të mëdha në të gjithë arritjet e këtij vendi. Ka mbledhur 9,2 miliard dollarë më shumë dhe kjo nuk arrihej kurrë pa luftuar informalitetin dhe pa një disiplinë fiskale. Këta që vijnë, këta nuk kanë në mendje gje tjetër, veçse të zbrazin arkën  e publikut dhe të mbushin arkën e tyre. Mjafton të lexosh deklaratat e tyre dhe të bindesh. Ku do ti merrni paratë e pyetën atë që do të ishte ministër financash dhe ai tha do tua marrim hajdutëve. Kjo është identike një slogan i vitit 1945, i atyre që erdhën në pushtet nga malet. Pra në fund të fundit të gjithë faturën e paguajnë qytetarët e thjeshtë. Këta ministra do të kenë dy rroga dhe reston që mesa duket janë shumë të përgatitur si specialistë në fushën e korrupsionit. Absolutisht dhe akti i dytë i dramës ishte akti më tragjik sepse aty luhet fati i shumicës së qytetarëve. Akti i dytë paralajmëronte se ky ekip do të zhysë vendin me shpejtësi në recension dhe ky është oguri më i zi që sjell kjo qeveri.

Edhe njëherë i bëj thirrje administratës të vazhdojmë me konsekuencë punën, në mënyrë që të ruhet stabiliteti makroekonomik. Treguesit janë pozitivë, më pozitivë se sa vjet. Nihilizmi është forma më ekstreme  e injorancës sepse të mohosh duke refuzuar për të lexuar të dhënat e bankave, të dhënat  e agjencive ndërkombëtare, por ti citosh ato siç i citoi kryetari i ardhshëm i ekzekutivit, të cilat i lexoi si një piktor dështak. Absolutisht i lutem qytetarëve të lexojnë dokumente sepse kjo konferencë nxorri në shesh të gjithë problematikën e madhe kërcënuese për çdo qytetar, të ekipit që vjen. Jam plotësisht dakort me diskutantin e djeshëm se këta 95 % e kanë të sigurtë dështimin.

Mbledhja e sotme ka dhe kjo një seri vendimesh të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me institucionet, me disa procedura prokurimesh publike, të cilat duhet të zbatojë Këshilli i Ministrave mbi zbatimin e kodit doganor, mbi dhënin me koncesion të tre Hec-ve dhe i ftoj socialistët ti kontrollojnë. Një qëndrim absolutisht kundër çdo sulmi frontal ndaj koncesioneve. Është normale që çdo qeveri do të kontrollojë çdo akt që mendon se ka qenë i parregullt, por sulmi frontal është dëshmi e një babëzie, injorance të papërmbajtur që nuk bën gjë tjetër veçse pengon fillimin  e investimeve dhe lë njerëzit pa punë.

Është dhe një dokument tjetër zoti ministër i shëndetësisë mbi autonominë spitalore, dokument i cili mendoj nuk duhet të kalojë sot, sepse piktori ka premtuar shërbimin falas dhe ne nuk do të kalojmë asnjë dokument për sa i përket reformës së shëndetësisë, për ti lënë fushën siç e dëshiron për të instaluar shërbimin shëndetësor falas. Unë  e kuptoj që kjo vështirëson punën e atij institucioni, por unë  e kuptoj se tani e merr Beqja në dorë dhe ju kanë premtuar shqiptarëve shërbim shëndetësor falas. Ndaj nuk dua që dokumentta tona, jua them dhe njëherë këtu ne nuk jemi për shërbim shëndetësor falas, ne jemi për shërbim shëndetësor me kontribute. Ky është një dallim. Se çfarë qëndrimi do të mbajmë ne nesër, këtë do ta studiojmë. Kjo është një çështje që e studion PD dhe jo unë.

Pra ai dokument nuk do të mund të kalojë sot por do të presë votimin së bashku me shërbimin shëndetësor falas për çdo shqiptar, pa sigurime shoqërore.

Janë dhe një seri marrëveshjesh me vende mike. Janë dhe disa vendime për përdorimin e ndërmarrjeve të shërbimeve publike nga sistemet elektronike. Këtë harrojeni se do ta pranojë piktori, pasi sulmoi haptas shembullin e dhënë nga zyrtarja për internetin falas në kafe.

Zoti Mima dëgjojmë në lajme kontrolli i cilësisë së karburanti ka nxjerrë në pah faktin se disa nga ato stacionet e karburantit i kanë cilësitë përtokë. Por popullit i thonë se ligji nuk na i lejon që ti bëjmë publike. Do të sjellësh me urgjencë, do ta dekretojmë  një akt normativ, për të hequr këtë pengesë. Çdo qytetar le ta marrë vesh se kush i bën hile dhe kush nuk i bën hile. Kjo qenka shumë interesante. Ai merr dhe përzien naftën me naftë pusi dhe në do ti themi prit se e ruajmë ne sekretin. Jo, nuk do të ketë asnjë sekret. Megjithatë mua mu duk e çuditshme, por në se ekziston ndonjë pengesë ligjore do të bëhet një akt normativ sot për të hequr çdo pengesë ligjore. Le ta rrëzojnë ata po unë do të shfrytëzoj të drejtën kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve. U ngritën me të madhe kundër shënimit të naftës, sigurisht sepse notonin në fuçi nafte vetë. Shënimi është interesi jetik i qytetarëve. Ky interes nuk është vetëm buxheti, por ky interes është shëndeti në rradhë të parë sepse kemi bërë ligje shumë të mira për të ruajtur mjedisin nga ndotjet e gazrave, por duhet të kontrollojmë produktet. Edhe këtë koncesion ata e kanë vënë në listën e zezë. Ne vazhdojmë rrugën tonë. Ne duhet të heqim çdo pengesë ligjore dhe urdhëroni të respektojmë standardet. Nuk po kërkojmë asgjë veçse të shesësh naftë të rregullt. Në këtë kontekst duhet transparencë  e plotë dhe të shihet edhe heqja e të drejtës, deri dhe mbyllja e saj.


28/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave