Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Vendimet e miratuara nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave
 
V E N D I M
 
PËR

KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË,  TË PASURISË NR.1/242, NDËRTESË, ME SIPËRFAQE 801.4  M2, PASURISË NR.1/66, TRUALL, ME SIPËRFAQE 1266.6 M2,
DHE NDËRTESË 183 M2,  NDODHUR NË ZONËN KADASTRALE 8150, TIRANË
   
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3/k, 5, e 17, të   ligjit nr.8744,  ini 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli I Ministrave

V E N D O S I:  


1.    Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurisë nr.1/242,  ndërtesë, me sipërfaqe 801.4m2, pasurisë nr.1/66, truall, me sipërfaqe 1266.6m2, dhe ndërtesë me sipërfaqe 183 m2, të ndodhur në zonën kadastrale 8150, Tiranë, sipas  planimetrisë që I bashkëlidhet këtij vendimi, për t’u përdorur për interesa vendore.

2.    Pronat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, t’I shtohen listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Bashkisë Tiranë, e cila I bashkëlidhet vendimit nr.834,  ini 13.12.2003, të Këshillit të Ministrave.


3.    Ngarkohen  inistry I Brendshëm, Bashkia Tiranë dhe kryeregjistruesi I Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

                                                                                  
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR FINANCIMIN E PROJEKTITT “REFORMA NË SEKTORIN E UJIT, 2013-2015”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
                                                       
          
V E N D O S I:

1.    Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për financimin e projektit “Reforma në sektorin e ujit, 2013- 2015”, nëpërmjet një granti prej 2 400 000 (dy milionë e katërqind mijë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.    Kontributet e vëna në dispozicion nga qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë për projektin “Reforma në sektorin e ujit, 2013- 2015” në asnjë rast nuk do të përdoren për pagim taksash, tatimesh dhe tarifash që lidhen me zbatimin e tij. Këto detyrime do të përballohen tërësisht nga përfituesi i këtij projekti në formën e kostove lokale, duke garantuar edhe kryerjen pa vonesa të të gjitha procedurave të nevojshme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA

***

V E N D I M


PËR

KRIJIMIN E SISTEMIT UNIK TË REGJISTRIMIT, AUTENTIFIKIMIT DHE IDENTIFIKIMIT TË PËRDORUESVE NË MARRJEN  E SHERBIMEVE PUBLIKE NGA SISTEMET ELEKTRONIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të   ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:

1.    Marrja e shërbimeve publike të qeverisjes elektronike nëpërmjet portalit qeveritar dhe/ose sistemeve të tjera elektronike nga çdo përdorues, person fizik ose juridik, kalon në procesin e autentifikimit dhe identifikimit për garantimin e besueshmërisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve individuale.

2.    Procesi i autentifikimit dhe identifikimit në sistemet e qeverisjes elektronike bazohet në strategjinë ‘Single-Sign-On’, për krijimin e një identiteti unik për çdo përdorues. Autentifikimi dhe identifikimi në portalin qeveritar dhe/ose sisteme të tjera elektronike realizohet nëpërmjet sistemit të ndërveprimit të bazave të të dhënave shtetërore, që koordinohet, zhvillohet dhe administrohet nga Autoriteti Rregullator Koordinues (ARK) i bazave të të dhënave shtetërore.

3.    Procesi i regjistrimit kryhet nëpërmjet portalit qeveritar dhe të dhënat e plotësuara nga përdoruesit, gjatë procesit të regjistrimit, verifikohen elektronikisht me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, për individët, dhe Regjistrit Tregtar, për bizneset (QKR).

4.    Të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit të përdoruesve në sitemin unik të autentifikimit dhe të identifikimit trajtohen në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

5.    Institucionet që janë duke zhvilluar sisteme të reja në fushën e teknologjisë së informacionit, për të cilat është i nevojshëm autentifikimi dhe identifikimi i përdoruesve, duhet ta realizojnë këtë nëpërmjet Sistemit Unik të Identifikimit.

6.    Institucionet të cilat kanë sisteme ekzistuese në fushën e teknologjisë së informacionit, për të cilat është i nevojshëm autentifikimi dhe identifikimi i përdoruesve dhe të cilat përdorin mekanizma të tjerë të autentifikimit e identifikimt duhet të pershtatin sistemet e tyre për të përdorur Sistemin Unik të Identifikimit, deri me datën 31 dhjetor 2015.

7.    Specifikimet teknike të ndërveprimit të bazave të të dhënave shtetërore, për regjistrimin dhe autentifikimin përcaktohen nga Autoriteti Rregullator Koordinues (ARK) dhe botohen në Buletinin e Njoftimeve Publike.

8.    Ngarkohen ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit dhe Autoriteti Rregullator Koordinues i Bazave të të Dhënave Shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

 
SALI  BERISHA

***
V E N D I M
 

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR  MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË Z. AGRON PAPAJANI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”,  me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, në zërin “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi 2 850 000 (dy milionë e tetëqind pesëdhjetë mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të z. Agron Papajani.

2.    Ky fond të përballohet nga  fondi  rezervë i buxhetit të shtetit.

3.    Pagesa të bëhet me  paraqitjen  e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4.    Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA 

***

V E N D I M


PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR  PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR  MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË Z. KLODIAN SEFERAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936,   datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”,  me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

5.    Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, në zërin “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi 414 000 (katërqind e katërmbëdhjetë mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit    të z. Klodian Seferaj.

6.    Ky fond të përballohet nga  fondi  rezervë i buxhetit të shtetit.

7.    Pagesa të bëhet me  paraqitjen  e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

8.    Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA 

***

V E N D I M


PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR  PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR  MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË ZNJ. DRITA PELINGU

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936,    datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”,  me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

9.    Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, në zërin “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të znj. Drita Pelingu.

10.    Ky fond të përballohet nga  fondi  rezervë i buxhetit të shtetit.

11.    Pagesa të bëhet me  paraqitjen  e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

12.    Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***

V E N D I M


PËR

LEJIMIN E QENDRËS KOMBËTARË TË KONTROLLIT TË BARNAVE, SI AUTORITET KONTRAKTOR, PËR KRYERJEN E PROCEDURËS  SË PROKURIMIT PUBLIK PËR BLERJE PULLASH KONTROLLI  ME ELEMENT SIGURIE PËR BARNAT DHE AKSESORË  PËR SHTYPJEN E TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006,     “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e      vitit 2013”, dhe në vijim të vendimit nr.591, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për vitin 2013”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

  V E N D O S I:

1. Lejimin e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, si autoritet kontraktues, për kryerjen e procedurës së prokurimit publik me objekt “Blerje pullash kontrolli me element sigurie për barnat dhe aksesorë për shtypjen e tyre”, me fond limit 8 400 000 (tetë milionë e katërqind mijë) lekë.
 
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA
                 
***

V E N D I M



PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT SHTESË 3, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BOSNJË DHE HERCEGOVINËS, TË MARRËVESHJES PËR AMENDIMIN DHE ADERIMIN NË MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË TË EUROPËS QENDRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministrit të Financave dhe ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të protokollit shtesë 3, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M
 

PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA  E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS TE MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME, TË PASURISË “OFICINA E AUTOMJETEVE, TIRANË”                               


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, 14 e 15,       shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2003, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Kalimin në përgjegjësi administrimi të pasurisë “Oficina e Automjeteve, Tiranë”, me sipërfaqe prej 14 502 m2, nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës te Ministria e Punëve të Jashtme, sipas planvendosjes së objektit dhe dokumentacionit ligjor të pronës, bashkëlidhur këtij vendimi.

2.    Heqjen nga  lista e inventarit të pronave në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që i bashkëlidhet vendimit nr.378, datë 12.8.1999, të Këshilllit të Ministrave, “Për kalimin e së drejtës së përfaqësuesit të pronarit për disa objekte, pronë publike, organeve të qeverisjes vendore”, të ndryshuar, të pronës “Oficina e Automjeteve, Tiranë”, sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij vendimi.

3.    Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N IS T R I
 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

NDRYSHIMIN E KATEGORISË SË TOKËS BUJQËSORE  ME NUMËR PASURIE 198/15, ZONA KADASTRALE NR.1288, MAT, ME SIPËRFAQE 1000 M2, NË TOKË URBANE (TRUALL) PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “PRELLË” 

Në mbështetje të 100 të Kushtetutës dhe të pikave  1 e 3, të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës” të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:

1.     Ndryshimin e kategorisë së tokës bujqësore me numër pasurie 198/15, zona kadastrale nr.1288, volumi 3, faqja 103, me sipërfaqe 1000 m2, regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Mat, në tokë urbane (truall) për ndërtimin e hidrocentralit “Prellë”. 

2.     Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


***

V E N D I M


PËR


RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN  E VITIT 2013, MIRATUAR PËR  MINISTRINË  E  EKONOMISË, TREGTISË     DHE ENERGJETIKËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000,  datë 31.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të  Ministrave”,  të nenit 44,  të  ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të  nenit 17, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës,  Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:

1.    Në buxhetin e miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për vitin 2013, në programin “Planifikim, menanaxhim dhe administrim”, të shtohen “Shpenzimet operative” për 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë) lekë, duke pakësuar përkatësisht:

a)    Në programin “Mbështetje për zhvillim ekonomik”, në zërin “Pagat”, pakësohet fondi në shumën 8 700 000 (tetë milionë e shtatëqind mijë) lekë, ndërsa në zërin “Sigurime shoqërore” pakësohet fondi në shumën  1 000 000 (një milion) lekë;
b)    në programin “Mbështetje për energjinë”, në zërin “Pagat”, pakësohet fondi në shumën 400 000 (katërqind mijë) lekë, ndërsa në zërin “Sigurime shoqërore” pakësohet në shumën 400 000 (katërqind mijë) lekë;
c)    në programin “Mbështetje për mbikëqyrjen e tregut, infrastrukturë cilësie dhe pronësi industriale”, në zërin “Paga”, pakësohet fondi në shumën 500 000 (pesëqind mijë) lekë. 

2.    Fondet e lira në programin “Mbështetje për zhvillim ekonomik”, në zërin “Shpenzime operative”, në QKL, prej 3 000 000 (tre milionë) lekësh të transferohen në programin “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, për mbulimin e shpenzimeve për vendimet gjyqësore.

3.    Vlera totale prej 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekësh, sipas             pikave  1 dhe 2,  të  përdoret  për  zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës  së prerë, duke shlyer  pagesat përkatëse.

4.    Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës  dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 
 SALI  BERISHA

***
V E N D I M
 
PËR

KRIJIIMIN, SHTRIRJEN TERRITORIALE DHE KLASIFIKIMIN E ZONËS DOGANORE TË PËRHERSHME TIRANË (VORË-MUÇAJ)
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5,  të ligjit 8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Krijimin e zonës doganore të përhershme Tiranë (Vorë-Muçaj), në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.

2.    Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 71 654 m², sipas planvendosjes bashkëlidhur këtij vendimi.

3.    Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 
PËR

DHËNIEN E MIRATIMIT PARAPRAK PËR LEJIMIN E PUNËSIMIT, PAS LIRIMIT NGA DETYARA, TË NJË ANËTARI TË BORDIT    TË KOMISIONERËVE TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.9072,  datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Dhënien e miratimit paraprak për lejimin e z. Sokol Ramadani, kryetar i Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), që, pas lirimit nga detyra, të punësohet në funksione tekniko-menaxhuese pranë kompanisë “Energji Ashta”, sh.a., Tiranë, Shqipëri.

2.     Ngarkohet Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

 
SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 
PËR

LEJIMIN E MINISTRISË SË FINANCAVE, SI AUTORITET KONTRAKTOR, PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK PËR DISA PROJEKTE TË MINISTRISË SË FINANCAVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006,     “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e      vitit 2013”, dhe në vijim të vendimit nr.591, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për  vitin 2013”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1.    Lejimin e Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktor, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik me fondet e miratuara në buxhetin e këtij viti, përkatësisht për:

a)    “Blerje servera, storage për sistemet e Ministrisë së Financave”;
b)    “Shërbim konsulence për sistemin e Thesarit”.
2.    Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M


PËR

LEJIMIN E KOMUNËS GREKAN, TË QARKUT TË ELBASANIT,  SI AUTORITET KONTRAKTOR, TË VIJOJË  KRYERJEN  E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT ME OBJEKT “SISTEMIMI  I KANALIZIMEVE TË UJËRAVE TË ZEZA PËR FSHATIN DËSHIRAN, KOMUNA GREKAN, ELBASAN”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, dhe në vijim të vendimit nr.591, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për     vitin 2013”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1.    Lejimin e komunës Grekan,  të Qarkut të Elbasanit, si autoritet kontraktor, të vijojë normalisht kryerjen e procedurave të prokurimit me objekt  “Sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza për fshatin Dëshiran, komuna Grekan, Elbasan”.

2.    Ngarkohen komuna Grekan, e qarkut të Elbasanit,  Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
 

SALI  BERISHA

***
V E N D I M

 

PËR

LEJIMIN E SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT, SI AUTORITET KONTRAKTOR, PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE  TË PROKURIMIT PUBLIK


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, dhe në vijim të vendimit nr.591, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për vitin 2013”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


3.    Lejimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, si autoritet kontraktor, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, me fondet e miratuara në buxhetin e këtij viti, për objektet e mëposhtme:
a)    “Blerje pajisjesh të teknologjisë së informacionit (kompjuter, skaner, printer, server, laptop i kriptuar”;
b)    “Shpim pusi uji teknologjik dhe instalime hidraulike”;
c)    “Blerje dhe montim pompe për distributorin e karburantit”;
d)    “Blerje pjesësh këmbimi dhe filtrash për automjete”.
4.    Ngarkohen Shërbimi Informativ i Shtetit, Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
 

SALI  BERISHA

***
V E N D I M
 

PËR

NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.205,  DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË KODIT DOGANOR”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1.    Në pjesën I, kreu I, titulli II, të vendimit nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhet  ky ndryshim dhe kjo shtesë:

a)     Lidhja 1, “Struktura organike”,  e përmendur në nenin 3, zëvendësohet me lidhjen nr.1, me të njëjtin titull,  që i bashkëlidhet këtij vendimi.

b)     Pas shkronjës  “d”, të pikës 9.1, të nenit 9, shtohet shkronja “dh”, me këtë përmbajtje:

    “dh) zyra e skanerit.”.


2.    Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

 
SALI  BERISHA

***
V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE,  QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “KATUND I VJETËR
DHE REJA E VELËS”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.125/2013,  datë 25.4.2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”,  me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:

1.    Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katund i Vjetër dhe Reja e Velës”, që i jepet  shoqërisë “Demal”, sh.p.k..

2.    Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katund i Vjetër dhe Reja e Velës”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.


3.    Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi  pas botimit  në “Fletoren zyrtare”.                                           

K R Y E M I N I S T R I
 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 
PËR

MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN  ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “DUSHAJ”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.125/2013, datë 25.4.2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:

4.    Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj”, që i jepet  shoqërisë “Shpresa AL”, sh.p.k..

5.    Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.

6.    Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.    
                                  
K R Y E M I N I S T R I

 
SALI  BERISHA
 

28/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave