Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR PĖRCAKTIMIN E KRITEREVE TĖ TREGTIMIT DHE CERTIFIKIMIT TĖ MATERIALIT MBJELLĖS DHE SHUMĖZUES TĖ PERIMEVE, PĖRVEĒ FARĖS
 
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË TREGTIMIT DHE CERTIFIKIMIT TË MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES TË PERIMEVE, PËRVEÇ FARËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, pika 9, 14, pik 3, 15, pika 3, dhe të pikës 4, të nenit 16, të ligjit nr.10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. RREGULLA TË PËRGJITHSHME DHE PËRKUFIZIME
1. Qëllimi
Qëllimi i këtij vendimi është të përcaktojë kriteret për tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të perimeve, të ndryshme nga fara, për identitetin dhe cilësinë e tyre, rregullat e etiketimit si dhe procedurat dhe kriteret e certifikimit.
2. Fusha e zbatimit

Ky vendim zbatohet për gjinitë dhe speciet, si dhe hibridet e tyre, të listuara në aneksin I, të këtij vendimi, nënshartesat dhe pjesë të tjera të bimëve, të gjinive të tjera ose specieve a hibrideve të tyre, nëse materiali i një prej gjinive apo specieve ose të hibrideve të tyre, që përfshihen në aneksin I, është ose duhet të jetë shartuar mbi ta.
3. Përkufizime
Të gjitha termat e përcaktuara në ligjin nr. 10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë vendim, ndërsa termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Material shumëzues”, pjesët e bimëve dhe gjithë materiali bimor,
përfshirë nënshartesat, të destinuara për shtimin dhe prodhimin e perimeve.
b) “Material mbjellës”, bimë të tëra dhe pjesë të tyre, duke përfshirë, për bimët e shartuara, komponentët e shartimit, të destinuara për mbjellje për prodhimin e perimeve.
c) “Identitet”, tërësia e veçorive botanike, biologjike dhe morfologjike që zotëron një varietet, vlera e të cilave është e njohur dhe plotëson qëllimet e përdorimit.

II. KRITERET PËR TREGTIMIN E MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES TË PERIMEVE, PËRVEÇ FARËS
1. Kriteret të përgjithshme për tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve, përveç farës
Materiali mbjellës dhe shumëzues i perimeve, përveç farës, për tregtim, duhet:
a) të ketë të përcaktuar identitetin dhe cilësinë e tij, sipas kërkesave të këtij vendimi;
b) të jetë i certifikuar dhe të plotësojë kushtet e përcaktuara në këtë vendim;
c) për rastet e prodhimit vendas, të jetë i pajisur me certifikatën zyrtare, sipas modelit të përcaktuar në aneksin III, të këtij vendimi;
ç) të jetë i paketuar dhe i etiketuar konform kritereve të këtij vendimi;
d) të plotësojë kërkesat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e bimëve dhe atij për mbrojtjen e biodiversitetit.

2. Kërkesat teknike që duhet të plotësojë materiali mbjellës dhe shumëzues i perimeve, përveç farës
2.1. Materiali mbjellës dhe shumëzues i perimeve, përveç farës, mund të tregtohet vetëm nga furnizues të licencuar dhe me kusht që të plotësojë:
a) kërkesat teknike lidhur me varietetin:
i. t’i përkasë një varieteti të listuar në aneksin I, të këtij vendimi, dhe të jetë i regjistruar në Katalogun Kombëtar të Varieteteve për speciet perimore;
ii. të tregtohet me emrin e varietetit, siç është listuar në Katalogun Kombëtar.

b) kërkesat teknike lidhur me cilësinë:
i. të jetë i certifikuar;
ii. të ketë minimumin e standardeve për gjini apo specie specifike, si vijon:

- të ketë mjaftueshmërisht pastërti e identitet sipas varietetit të cilit i përket dhe të jetë pa defekte, si ato që dëmtojnë cilësinë e tij si material mbjellës dhe shumëzues;
- të ketë fuqi dhe dimensione të pranueshme lidhur me dobishmërinë si material mbjellës dhe shumëzues perimor;
- të ketë ekuilibër të përshtatshëm midis rrënjëve, kërcellit dhe gjetheve.

c) kërkesat teknike lidhur me shëndetin e bimës:
i. ku është e aplikueshme, duhet të përputhet me kushtet përkatëse shëndetësore të bimëve të përcaktuara në legjislacionin për mbrojtjen e bimëve;
ii. duhet, të paktën, që gjatë kontrollit vizual, të jetë i pastër nga organizmat dhe sëmundjet e dëmshme që ndikojnë cilësinë ose shenja a simptoma të tyre, që ulin dobinë e materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve të gjinive dhe specieve në fjalë;
iii. çdo material që tregon shenja ose simptoma të dukshme të organizmave apo sëmundjeve të dëmshme, në fazën e rritjes së bimës, do të trajtohet siç duhet kimikisht ose biologjikisht, menjëherë me shfaqjen e tyre ose, sipas rastit, do të eliminohen;

iv. në rastin e bulbave të qepës dhe të hudhrës, materiali mbjellës dhe shumëzues bimor të rrjedhë direkt nga materiali i cili, në fazën e rritjes së bimës, ka qenë i kontrolluar dhe është gjendur i pastër nga çdo organizëm dhe sëmundje e dëmshme apo shenja ose simptoma të tyre.

ç) kërkesat teknike lidhur me gjurmueshmërinë:
i. në rritje dhe gjatë veçimit ose largimit nga materiali prindëror, materiali mbjellës dhe shumëzues i perimeve do të mbahet në lote të veçanta;
ii. nëse materiali mbjellës dhe shumëzues i perimeve i origjinave të ndryshme është vënë së bashku ose i përzier gjatë paketimit, magazinimit, transportit apo në shpërndarje, furnizuesit duhet të mbajnë evidencë, duke përfshirë përbërjen e lotit dhe origjinën e përbërësve individualë;
iii. përveç sa përcaktohet në nëshkronjën “ii”, materiali mbjellës dhe shumëzues i perimeve të tregtohet vetëm në lote të mjaftueshme e homogjene dhe të shoqërohet nga dokumenti i furnizuesit.

d) kërkesat teknike lidhur me etiketimin:

i. materiali që plotëson të gjitha kërkesat për tregtim, sipas këtij vendimi, etiketohet me etiketën e furnizuesit dhe/ose shoqërohet me një dokument të bërë nga furnizuesi;
ii. dokumenti dhe/ose etiketa e furnizuesit kërkohet për të gjitha sasitë e materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve deri tek shitësi i fundit;
iii. në rastin e furnizimit, nga ana e furnizuesit të materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve për një konsumator joprofesionist, kërkesat për etiketim mund të kufizohen në përshtatjen e informacionit të produktit dhe nuk është e nevojshme të tregtohet në lote.

2.2 Procedurat për kryerjen e kontrolleve zyrtare të gjurmueshmërisë, në përputhje me kërkesat e nënshkronjave “i” dhe “ii”, të shkronjës “d”, të pikës 2.1, përcaktohen me urdhër të ministrit.

3. Etiketimi i materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve, përveç farës
3.1 Dokumentacioni i furnizuesit/etiketa përmban:
a) dokumentin e furnizuesit, me të dhënat e mëposhtme:

i. treguesin e cilësisë;
ii. treguesin e kodit të shtetit;
iii. treguesin e organit zyrtar përgjegjës ose kodin e tij;
iv. regjistrimin ose numrin e licencës;
v. emrin e furnizuesit;
vi. serinë individuale ose numrin e serisë;
vii. datën e lëshimit të dokumentit të furnizuesit;
viii. numrin e referencës së lotit të farës, në rastin e bimëve të reja të rritura direkt nga fara, të tregtuara në përputhje me aneksin II, të këtij vendimi dhe aneksin IV, të vendimit “Për tregtimin e farës së perimeve”;
ix. emrin që përdoret zakonisht ose, kur materiali është i shoqëruar me një pasaportë bimore, emrin botanik;
x. emërtimin e varietetit. Në rastin e nënshartesës, emërtimin e varietetit ose përcaktimin e tij;
xi. sasinë;
xii. emrin e vendit të prodhimit, në rastin e importeve nga vendet joanëtare të BE-së.

b) pasaporta e bimës, në rastet kur materiali shoqërohet me një pasaportë fitosanitare të bimës, sipas kërkesave të shëndetit të bimëve, me kërkesë të furnizuesit, mund të zëvendësojë dokumentin e furnizuesit sipas shkronjës “a”, të kësaj pike. Në rastet kur ky informacion mund të jetë në të njëjtin dokumentacion, dokumenti si pasaportë e bimës duhet të jetë i ndarë qartësisht dhe të përmbajë këto të dhëna:

i. treguesin e cilësisë;
ii. treguesin e organit zyrtar përgjegjës;
iii. emërtimi i varietetit;
iv. në rastin e importeve nga vendet joanëtare të BE-së, emrin e vendit të prodhimit.

c) informacionin shtesë, në rastet kur kërkohet, i cili mund të jetë:

i. në të njëjtin dokument si pasaportë bime;
ii. qartësisht i ndarë.

3.2 Etiketa zyrtare është sipas aneksit II, të këtij vendimi dhe aneksit IV, të vendimit “Për kriteret e tregtimit dhe certifikimit të farave të perimeve”.

3.3 Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i perimeve, përveç farës që importohet nga vendet joanëtare të BE-së, tregtohet nëse plotëson kriteret e përcaktuara në këtë vendim.
III. CERTIFIKIMI I MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES I PERIMEVE, PËRVEÇ FARAVE
1 Dokumentacioni dhe procedura e certifikimit

1.1 Procedurat e certifikimit të materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve, përveç farave, realizohen nga autoriteti certifikues ose nga subjekte publike apo private sipas përcaktimit të dhënë në ligjin nr.10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”.
1.2 Kërkesat që duhet të plotësohen për certifikimin e materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve, përveç farave, të prodhuara në vend dhe procedura e certifikimit të tyre janë, si më poshtë vijon:
a) Për certifikimin e materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve, përveç farave, pranë autoritetit certifikues duhet të paraqiten dokumentet e mëposhtme:

i. kërkesa me shkrim për certifikimin e prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve, përveç farave;
ii. licenca përkatëse e lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit;
iii. akt-kontrolli për caktimin e ngastrës së materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve, përveç farës, zbatimi i kërkesave agroteknike dhe teknologjisë së prodhimit të materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve, përveç farave, sipas metodikave të hartuara për materialin mbjellës dhe shumëzues të perimeve, përveç farës;
iv. certifikatën e origjinës që vërteton pastërtinë gjenetike të varietetit;
v. certifikatën fitosanitare, lëshuar nga shërbimi fitosanitar;
vi. akaprobimi fushor;
vii. fletanaliza laboratorike e treguesve cilësorë, për çdo varietet dhe lot që certifikohet, lëshuar nga laboratori, i miratuar nga ministri;
viii. etiketa e prodhuesit;
ix. deklarata e konformitetit.

b) Procedura e certifikimit, që ndjek autoriteti certifikues, është si më poshtë vijon:

i. verifikon dokumentacionin dhe kontingjentin e materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve, përveç farave, që do të certifikohet dhe verifikon nëse varieteti është i regjistruar në Katalogun Kombëtar. Pasi konstaton plotësimin e kërkesave për dokumentacionin e mësipërm mban procesverbalin për verifikimin e specifikimeve teknike, dokumentacionin si dhe kontrollin e cilësisë së materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve, përveç farave;
ii. përgatit dosjen e certifikimit për vlerësim, mbi bazën e procesverbalit dhe me dokumentacionin e mësipërm;
iii. në bazë të vlerësimit të dosjes, lëshon certifikatën zyrtare në të cilën shënohet sasia dhe numri i serisë së etiketave zyrtare që i jepen prodhuesit;
iv. etiketa zyrtare vendoset në çdo njësi paketimi, sipas numrit të serisë, të përcaktuar në certifikatën zyrtare;
v. certifikata zyrtare lëshohet pasi të jetë likuiduar tarifa e certifikimit dhe të jenë plotësuar e tërhequr nga prodhuesi sasitë dhe etiketa zyrtare.

1.3 Procedura e vlerësimit të dosjes së certifikimit si dhe lëshimi i certifikatës zyrtare të përfundojë brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës për certifikim.

1.4 Nëse subjekti i autorizuar nga ESHFF-ja për kryerjen e procedurave të certifikimit nuk e përfundon këtë procedurë brenda afatit të përcaktuar më lart, atëherë të interesuarit dorëzojnë ankesë pranë ESHFF-së.

1.5 Nëse ESHFF-ja, nuk e përfundon procedurën e certifikimit brenda afatit të përcaktuar në pikën 1.3, të këtij kreu, atëherë të interesuarit dorëzojnë ankesë pranë ministrit.
1.6 Forma, përmbajtja dhe dokumentacioni që i bashkëlidhet kërkesës për certifikim janë sipas aneksit III, të këtij vendimi.
IV. DISPOZITA TË FUNDIT
1. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N IS T R I
SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave