Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR KTHIMIN NĖ FOND BANESASH TĖ ISH-OBJEKTEVE USHTARAKE NĖ ISH-KOMANDĖN E FORCAVE DETARE (REPARTI USHTARAK NR.2001), NĖ LAPRAKĖ, TIRANĖ
 
V E N D I M

PËR
KTHIMIN NË FOND BANESASH TË ISH-OBJEKTEVE USHTARAKE NË ISH-KOMANDËN E FORCAVE DETARE (REPARTI USHTARAK NR.2001), NË LAPRAKË, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 11, 14 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ish-objektet ushtarake në ish-Komandën e Forcave Detare (reparti ushtarak nr.2001), në Laprakë, Tiranë, sipas listës, t’i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, me qëllim privatizimin në favor të banorëve të pastrehë, të cilët banojnë në këto objekte, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Pas kalimit në përgjegjësi administrimi të Entit Kombëtar të Banesave, ngarkohet ky ent të bëjë kalimin në pronësi të këtyre objekteve për banorët e pastrehë, sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij vendimi.

3. Ngarkohen ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Enti Kombëtar i Banesave, ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave