Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR SHPRONĖSIMIN, PĖR INTERES PUBLIK, TĖ PRONARĖVE TĖ PASURIVE TĖ PALUAJTSHME, PRONĖ PRIVATE, QĖ PREKEN NGA NDĖRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR TIRANĖ - ELBASAN
 
V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR TIRANË - ELBASAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, dhe të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Tiranë - Elbasan.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen arë 91 401 (nëntëdhjetë e një mijë e katërqind e një) m2, me vlerë 83 928 609.42 (tetëdhjetë e tre milionë e nëntëqind e njëzet e tetë mijë e gjashtëqind e nëntë pikë dyzet e dy) lekë, për sipërfaqen truall 7 238 (shtatë mijë e dyqind e tridhjetë e tetë) m2, me vlerë 13 891 169.6 (trembëdhjetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e një mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë gjashtë) lekë, për objekte, me vlerë 2 009 064 (dy milionë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë e katër) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 99 828 843 (nëntëdhjetë e nëntë milionë e tetëqind e njëzet e tetë mijë e tetëqind e dyzet e tre) lekësh.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 974 000 (nëntëqind e shtatëdhjetë e katër mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit 99 828 843 (nëntëdhjetë e nëntë milionë e tetëqind e njëzet e tetë mijë e tetëqind e dyzet e tre) lekë të përballohet nga buxheti i vitit 2013, zëri “Shpronësime”, miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

6. Shpronësimi të fillojë më 15.6.2013.

7. Për pasuritë, për të cilat në kolonën përkatëse është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, pronarët të kompensohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të rifreskuar të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

8. Për objektin, për të cilin në kolonën përkatëse është bërë shënimi “Leje ndërtimi”, pronari përkatës të kompensohet, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit tekniko - ligjor, që do të dorëzojë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

9. Për pasuritë, për të cilat në kolonën përkatëse është bërë shënimi “Rikonfirmim”, pronarët të kompensohen, për efekt shpronësimi, pas dhënies së konfirmimit zyrtar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, si dhe në bazë të dokumentacionit të rifreskuar të pronësisë, që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

10. Për pasuritë, për të cilat në kolonën përkatëse është bërë shënimi “Proces regjistrimi”, pronarët të kompensohen, për efekt shpronësimi, pas përfundimit të këtij procesi, fakt i cili do të konfirmohet zyrtarisht nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, si dhe në bazë të dokumentacionit të rifreskuar të pronësisë, që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

11. Autoriteti Rrugor Shqiptar të bëjë likuidimet e pronarëve në bazë të pikave 7, 8, 9 dhe 10, të këtij vendimi.

12. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

13. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

14. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave