Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR SHPRONĖSIMIN, PĖR INTERES PUBLIK, TĖ PRONARĖVE TĖ PASURIVE TĖ PALUAJTSHME, PRONĖ PRIVATE, KULTURA BUJQĖSORE, DRURĖ FRUTORĖ DHE DRURĖ DEKORATIVĖ, QĖ PREKEN NGA NDĖRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR TIRANĖ - ELBASAN (LOTI I + LOTI III)
 
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, KULTURA BUJQËSORE, DRURË FRUTORË DHE DRURË DEKORATIVË,
QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR TIRANË - ELBASAN (LOTI I + LOTI III)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, dhe në mbështetje të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Tiranë - Elbasan (loti I + loti III), kultura bujqësore, drurë frutorë dhe drurë dekorativë.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për kultura bujqësore me vlerë 2 174 378 (dy milionë e njëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë, drurë frutorë me vlerë 17 874 378 (shtatëmbëdhjetë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë dhe drurë dekorativë me vlerë 1 609 700 (një milion gjashtëqind e nëntë mijë e shtatëqind) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 21 658 456 (njëzet e një milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekësh.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 3 480 000 (tre milionë e katërqind e tetëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

5. Vlera totale e shpronësimit, prej prej 21 658 456 (njëzet e një milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet nga zëri i shpronësimeve, miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për vitin 2013.

6. Shpronësimi të fillojë më 20.6.2013.

7. Pronarët e listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

8. Pronarët e listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Proces regjistrimi”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të ketë përfunduar ky proces, fakt i cili do të konfirmohet zyrtarisht nga ZVRPP-ja, si dhe në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë, që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

9. Autoriteti Rrugor Shqiptar do të kryejë likuidimin e pronarëve për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP”, pasi të kenë dorëzuar dokumentacionin e plotë të pronësisë.

10. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave