Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR SHPRONĖSIMIN, PĖR INTERES PUBLIK, TĖ PRONARĖVE TĖ PASURIVE TĖ PALUAJTSHME, PRONĖ PRIVATE, QĖ PREKEN NGA NDĖRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN - TEPELENĖ
 
V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN - TEPELENË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, dhe të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Levan - Tepelenë.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen arë 134 976,9 (njëqind e tridhjetë e katër mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë presje nëntë) m2, me vlerë 71 339 607,6 (shtatëdhjetë e një milionë e treqind e tridhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatë presje gjashtë) lekë, për sipërfaqen pyll 1 827 (një mijë e tetëqind e njëzet e shtatë) m2, me vlerë 279 531 (dyqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e tridhjetë e një) lekë, për sipërfaqen truall 582 (pesëqind e tetëdhjetë e dy) m2, me vlerë 232 800 (dyqind e tridhjetë e dy mijë e tetëqind) lekë, për objekte, me vlerë 15 252 888,67 (pesëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë e dy mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë presje gjashtëdhjetë e shtatë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 87 377 827,27 (tetëdhjetë e shtatë milionë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e tetëqind e njëzet e shtatë presje njëzet e shtatë) lekësh.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 2 802 000 (dy milionë e tetëqind e dy mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 87 377 827,27 (tetëdhjetë e shtatë milionë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e tetëqind e njëzet e shtatë presje njëzet e shtatë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2013, zëri “Shpronësime”, miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

6. Shpronësimi të fillojë më 10.6.2013.

7. Pronarët e pasurive, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

8. Për objektin, për të cilin është bërë shënimi “Proces legalizimi”, të bëhet kompensimi, për efekt shpronësimi, pas përfundimit të këtij procesi, si dhe atij të regjistrimit pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Fier.

9. Autoriteti Rrugor Shqiptar të likuidojë pronarët në bazë të pikave 7 dhe 8, të këtij vendimi.

10. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Fier, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Mallakastër, dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tepelenë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

11. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Fier, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Mallakastër, dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tepelenë, të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

12. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Fier, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Mallakastër, dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tepelenë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave