Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NĖ VENDIMIN NR.256, DATĖ 23.3.2011, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, “PĖR KALIMIN E DISA PASURIVE TĖ NDODHURA NĖ ZONĖN KADASTRALE NR.8512, TĖ BASHKISĖ DURRĖS, NĖ PĖRGJEGJĖSI ADMINISTRIMI TĖ MINISTRISĖ SĖ P
 
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.256, DATË 23.3.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN E DISA PASURIVE TË NDODHURA NË ZONËN KADASTRALE NR.8512, TË BASHKISË DURRËS, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PËR ENTIN KOMBËTAR TË BANESAVE, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.536, DATË 1.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË DURRËS, TË QARKUT TË DURRËSIT””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 12, 13, 15, shkronja “c”, e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të shkronjës “a”, të nenit 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I׃
Në vendimin nr.256, datë 23.3.2011, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Titulli i vendimit ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Për kalimin e disa pasurive të ndodhura në zonat kadastrale nr.8512 dhe nr.8518, të bashkisë Durrës, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, dhe për një ndryshim në vendimin nr.536, datë 1.5.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të bashkisë Durrës, të qarkut të Durrësit”.”.
2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje׃

“1/1. Revokimin e së drejtës së pronësisë për pronat me numrat rendorë 46/34 dhe 27/178, të ndodhura në zonën kadastrale nr.8518, me sipërfaqet përkatëse 237 (dyqind e tridhjetë e shtatë) m² dhe 384 (treqind e tetëdhjetë e katër) m², dhe të pasurisë me nr.29/7-1, të ndodhur në zonën kadastrale nr.8512 (Currila), të miratuara me vendimin nr.536, datë 1.5.2008, të Këshillit të Ministrave.”.
3. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje׃

“2/1. Për pasuritë me numrat rendorë 46/22, 46/60 dhe 46/18, të ndodhura në zonën kadastrale nr.8518, bëhet shtesa në listën e inventarit të pronave me gjendjen juridike aktuale, me statusin juridik “Ndërtesë”. Në formularin e inventarizimit të pronave shtohen edhe pasuritë me numrat rendorë 46/34 dhe 27/178, të ndodhura në zonën kadastrale nr.8518, dhe pasuria me nr.29/7-1, e ndodhur në zonën kadastrale nr.8512, Durrës.”.

4. Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje׃

“3/1. Kalimin e pasurive të ndodhura në zonat kadastrale nr.8518 dhe nr.8512, të përcaktuara sipas pikave 1/1 dhe 2/1, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, për shitjen e banesave, sipas udhëzimit nr.17, datë 17.10.2012, të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, “Për procedurat e shitjes së banesave, pjesë përbërëse e objekteve në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, për qëllim privatizimi”.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave