Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR DISA NDRYSHIME NĖ VENDIMIN NR.1392, DATĖ 17.10.2008, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, “PĖR SHPRONĖSIMIN, PĖR INTERES PUBLIK, TĖ PRONARĖVE TĖ PASURIVE TĖ PALUAJTSHME, PRONĖ PRIV
 
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1392, DATË 17.10.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I MBINGRITJES NË RRUGËN VIRUA - GJIROKASTËR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Në pikën 3, të vendimit nr.1392, datë 17.10.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

a) Sipërfaqja tokë truall nga “4 287 (katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë) m2 bëhet “3 651 (tre mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e një) m2.
b) Vlera e truallit nga “81 065 241 (tetëdhjetë e një milionë e gjashtëdhjetë e pesë mijë e dyqind e dyzet e një) lekë” bëhet “70 123 476 (shtatëdhjetë milionë e njëqind e njëzet e tre mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë”.
c) Vlera e objekteve nga “19 988 838 (nëntëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e tridhjetë e tetë) lekë” bëhet “17 822 509 (shtatëmbëdhjetë milionë e tetëqind e njëzet e dy mijë e pesëqind e nëntë) lekë”.
ç) Vlera e përgjithshme e shpronësimit nga “101 301 834 (njëqind e një milionë e treqind e një mijë e tetëqind e tridhjetë e katër) lekë” bëhet “88 193 740 (tetëdhjetë e tetë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e dyzet) lekë”.

2. Ndryshimet në të dhënat e listës, që i bashkëlidhet vendimit nr.1392, datë 17.10.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi.

3. Shpenzimet procedurale, në vlerën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

4. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, që paraqitet në kolonën “Të dhënat sipas ndryshimeve në projekt dhe konfirmimit të ZVRPP-së” dhe në kolonën “Shënime”, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë dhe të rifreskuar të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

5. Autoriteti Rrugor Shqiptar të bëjë likuidimin sipas pikës 1, të këtij vendimi.

6. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Gjirokastër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

7. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra e Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Gjirokastër, të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Gjirokastër, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave