Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR KALIMIN E PASURISĖ NR.27/63 NĖ ZONĖN KADASTRALE NR.8518, TĖ BASHKISĖ DURRĖS, NĖ PĖRGJEGJĖSI ADMINISTRIMI TĖ MINISTRISĖ SĖ PUNĖVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PĖR ENTIN KOMBĖTAR TĖ BANESAVE, ME QĖLLIM PRIVATIZIMI, DHE PĖR N
 
V E N D I M
PËR
KALIMIN E PASURISË NR.27/63 NË ZONËN KADASTRALE NR.8518, TË BASHKISË DURRËS, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PËR ENTIN KOMBËTAR TË BANESAVE, ME QËLLIM PRIVATIZIMI, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.536, DATË 1.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË DURRËS, TË QARKUT TË DURRËSIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 12, 13, 15, shkronja “c”, e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të shkronjës “a”, të nenit 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I׃
1. Revokimin e së drejtës së pronësisë për pronën me numër pasurie 27/63, e ndodhur në zonën kadastrale nr.8518, me sipërfaqe 488 (katërqind e tetëdhjetë e tetë) m2, dhe heqjen e kësaj prone, identifikuar me numrin rendor 248 në formularin e inventarizimit të pronave, nga lista e inventarit, miratuar me vendimin nr.536, datë 1.5.2008, të Këshillit të Ministrave.

2. Kalimin e pasurisë nr.27/63, të ndodhur në zonën kadastrale nr.8518, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, me qëllim privatizimi, në favor të banorëve të pastrehë, të cilët banojnë në këtë ndërtesë.

3. Ngarkohet Enti Kombëtar i Banesave të lidhë kontratat e privatizimit me banorët sipas listave që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe kushteve të privatizimit, të përcaktuara në udhëzimin nr.17, datë 17.10.2012, të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, “Për procedurat e shitjes së banesave, pjesë përbërëse e objekteve në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, për qëllim privatizimi”.

4. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Brendshme, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe Enti Kombëtar i Banesave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave