Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR NDRYSHIMIN E PĖRGJEGJĖSISĖ SĖ ADMINISTRIMIT TĖ PRONĖS “KAPANONI 22”, ME SIPĖRFAQE 290.7 M2, ME VENDNDODHJE NĖ KOMUNĖN FARKĖ, NGA DREJTORIA E PĖRGJITHSHME E REZERVAVE MATERIALE TĖ SHTETIT TE MINISTRIA E BRENDSHME, PĖR DREJTORINĖ E PĖ
 
V E N D I M



PËR

NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË PRONËS “KAPANONI 22”, ME SIPËRFAQE 290.7 M2, ME VENDNDODHJE NË KOMUNËN FARKË, NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT TE MINISTRIA E BRENDSHME, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT DHE, PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.413, DATË 11.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË BRENDSHME (DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË REZERVAVE TË SHTETIT)”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave ,

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të pronës “Kapanoni 22”, me sipërfaqe 290.7 (dyqind e nëntëdhjetë pikë shtatë) m2, nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit te Ministria e Brendshme, për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për sistemimin e Stacionit të Policisë, Farkë, sipas planimetrisë dhe formularit bashkëlidhur këtij vendimi (pjesa e ngjyrosur).

2. Prona e përcatuar në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit, e miratuar me vendimin nr.413, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave, dhe t’i shtohet listës së inventarit të pronave që i bashkëlidhet vendimit nr.250, datë 24.4.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Rendit Publik”, të ndryshuar.

3. Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

4. Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave