Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR KALIMIN NĖ PĖRGJEGJĖSI ADMINISTRIMI TĖ PROKURORISĖ SĖ PĖRGJITHSHME TĖ SIPĖRFAQES 1827 M2, PRONĖ SHTETĖRORE, PĖR NDĖRTIMIN E GODINĖS SĖ PROKURORISĖ SĖ RRETHIT GJYQĖSOR SHKODĖR
 
V E N D I M


PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË PROKURORISË SË PËRGJITHSHME TË SIPËRFAQES 1827 M2, PRONË SHTETËRORE, PËR NDËRTIMIN E GODINËS
SË PROKURORISË SË RRETHIT GJYQËSOR SHKODËR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, 10, 11 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të sipërfaqes prej 1827 (një mijë e tetëqind e njëzet e shtatë) m², e ndodhur në zonën kadastrale 8591, me nr.pasurie 4/210, indeks harte SH-Q-5, SH-P-5, pronë shtetërore, sipas planimetrisë dhe planvendosjes bashkëlidhur, Prokurorisë së Përgjithshme, për ndërtimin e godinës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

2. Prokurorisë së Përgjithshme i ndalohet tjetërsimi apo dhënia në përdorim e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, për qëllime të tjera, të ndryshme nga ndërtimi i godinës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.


3. Ngarkohen ministri i Brendshëm, Prokuroria e Përgjithshme, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave