Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR KALIMIN NĖ PĖRGJEGJĖSI ADMINISTRIMI TĖ MINISTRISĖ SĖ EKONOMISĖ, TREGTISĖ DHE ENERGJETIKĖS TĖ PRONAVE SHTETĖRORE, QĖ PREKEN NGA ZHVILLIMI I PROJEKTIT HIDROENERGJETIK NĖ KASKADĖN MBI LUMIN DEVOLL
 
V E N D I M


PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS TË PRONAVE SHTETËRORE, QË PREKEN NGA ZHVILLIMI I PROJEKTIT HIDROENERGJETIK NË KASKADËN MBI LUMIN DEVOLL


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3, 4/1, 5, 6, 7, 10, 11, 12, 13, 14, 15 e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10083, datë 23.2.2009, “Për miratimin e kontratës së koncesionit për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të pronave shtetërore, që preken nga zhvillimi i projektit hidroenergjetik në kaskadën mbi lumin Devoll, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Pronat e sipërpërmendura, të cilat kalojnë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të hiqen nga listat e inventarit, që i bashkëlidhen respektivisht vendimeve të mëposhtme të Këshillit të Ministrave:


a) nr.1157, datë 25.11.2009, “Për miratimin e listës së iventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të bordeve të kullimit, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”;
b) nr.507, datë 13.7.2011, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Sult, të qarkut të Elbasanit”;
c) nr.273, datë 18.4.2012, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Pishaj, të qarkut të Elbasanit”;
ç) nr.703, datë 5.10.2011, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Kodovjat, të qarkut të Elbasanit”;
d) nr.734, datë 26.10.2011, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Moglicë, të qarkut të Korçës”;
dh) nr.431, datë 11.7.2007, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, që transferohen në pronësi ose në përdorim të bashkisë Gramsh, të qarkut të Elbasanit”.

3. Çdo vendim i Këshillit të Ministrave, përveç vendimeve të përmendura në pikën 2, të këtij vendimi, dhe që bie në kundërshtim pjesërisht ose plotësisht me të, të ndryshohet ose të shfuqizohet.

4. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Elbasan, Gramsh dhe Korçë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi, deri në përfundimin e regjistrimit të pronave në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

5. Autorizohet dhe ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të lidhë me koncesionarin/shoqërinë “Devoll Hydropower”, sh.a., marrëveshjen e uzufruktit për pasuritë shtetërore, sipas listës bashkëlidhur.

6. Efektet financiare, që rrjedhin nga ky vendim, të përballohen nga shoqëria “Devoll Hydropower”, sh.a.

7. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Brendshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Elbasan, Gramsh e Korçë dhe shoqëria “Devoll Hydropower”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave