Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR AUTORIZIMIN E “GENERAL POLYMEREN RECYCLING ALBANIA”, SH.P.K.-SĖ, PĖR IMPORTIN E MBETJEVE TĖ PLASTIKĖS PĖR QĖLLIME RICIKLIMI
 
V E N D I M
PËR

AUTORIZIMIN E “GENERAL POLYMEREN RECYCLING ALBANIA”, SH.P.K.-SË, PËR IMPORTIN E MBETJEVE TË PLASTIKËS PËR QËLLIME RICIKLIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 22, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 49, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Autorizimin e “General Polymeren Recycling Albania”, sh.p.k.-së, për importin e mbetjeve të plastikës me kodin tarifor:

• GH 010 3915;
• GH 011 ex 391510;
• GH 014 ex 391590;
• B1-B3010,
të Konventës së Bazelit, sipas aneksit 1, “Mbetjet e listës së gjelbër”, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar.

2. Sasia e mbetjeve të plastikës që importohet, sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 4500 ( katër mijë e pesëqind) tonë në vit.

3. Mbetjet importohen nga vendet e Bashkimit Europian dhe nga shtetet e Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë, Bosnjë - Hercegovinës, Amerikës së Veriut, Amerikës së Jugut dhe Afrikës. Transporti bëhet në rrugë tokësore dhe detare, duke plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, si dhe kërkesat e kreut II, të vendimit nr.806, datë 4.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për importimin e mbetjeve për përdorim, përpunim dhe riciklim”, dhe anekseve 3 e 4, të vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.

4. Për çdo transfertë ndërkufitare të mbetjeve, “General Polymeren Recycling Albania”, sh.p.k.-ja, dorëzon të plotësuar në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dokumentin e lëvizjes/transfertës ndërkufitare të mbetjeve, sipas formatit të dhënë në anekset 3 e 4, të vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe monitorimi i tyre kryhet nga strukturat përkatëse të autoriteteve doganore. Çdo transfertë mbetjesh duhet të jetë e pajisur me raport-analizë të kryer për aspektin e radioaktivitetit.

5. Periudha e lejimit të importit të mbetjeve të plastikës nga “General Polymeren Recycling Albania”, sh.p.k.-ja, është njëvjeçare, dhe fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

6. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në zbatim të kërkesave të mësipërme ligjore dhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik, të marrë masat e nevojshme për kontrollin e procesit të riciklimit të mbetjeve të plastikës nga “General Polymeren Recycling Albania”, sh.p.k.-ja, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

7. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave komunikon, me shkrim, me shtetet eksportuese dhe ato transitore për autorizimet përkatëse që lejojnë kalimin e kësaj sasie të mbetjeve të plastikës, në përmbushje të kërkesave të Konventës së Bazelit, “Për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre”, në të cilën Republika e Shqipërisë është palë.


8. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave