Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR PĖRBĖRJEN DHE MĖNYRĖN E FUNKSIONIMIT TĖ KOMITETIT KOMBĖTAR TĖ SHĖNDETIT MENDOR
 
V E N D I M


PËR

PËRBËRJEN DHE MËNYRËN E FUNKSIONIMIT TË KOMITETIT KOMBËTAR TË SHËNDETIT MENDOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 30, të ligjit nr.44/2012, “Për shëndetin mendor”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ngritjen e Komitetit Kombëtar të Shëndetit Mendor, në vijim KKSHM, i cili të kryesohet nga zëvendësministri i Shëndetësisë dhe në përbërje të ketë këta anëtarë:

- Drejtuesin e njësisë që mbulon çështje të shëndetit publik, në Ministrinë e Shëndetësisë;
- Drejtuesin e njësisë që mbulon çështje të planifikimit spitalor, në Ministrinë e Shëndetësisë;
- Drejtuesin e njësisë që mbulon çështje të planifikimit financiar, në Ministrinë e Shëndetësisë;
- Drejtuesin e njësisë që mbulon çështjet juridike;
- Shefin e Shërbimit të Psikiatrisë, në QSUT;
- Drejtorin e Spitalit Psikiatrik, Elbasan;
- Drejtorin e Spitalit Psikiatrik, Vlorë ;
- Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë, Shkodër;
- Përfaqësues nga qendrat komunitare të shëndetit mendor, ASHR-së, Tiranë;
- Përfaqësuesin e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor;
- Përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve;
- Përfaqësues nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve
të Barabarta;
- Përfaqësuesin e Avokatit të Popullit;
- Përfaqësues nga Policia e Shtetit.

2. Në mbledhjet e KKSHM-së ftohen të marrin pjesë përfaqësues nga përdoruesit/familjarët e përdoruesve të shërbimeve të shëndetit mendor, si dhe nga organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, që kanë zyrat e përfaqësimit në Shqipëri dhe janë të interesuar për çështje të shëndetit mendor.

3. Kryetari i KKSHM-së ka këto detyra:

- Përfaqëson KKSHM-në;
- Vendos për rendin e ditës të mbledhjeve;
- Planifikon dhe organizon mbledhjet;
- Thërret dhe drejton mbledhjet e Komitetit.

4. Sektori i shëndetit mendor dhe adiktologjisë, në Ministrinë e Shëndetësisë, shërben si sekretariat teknik i këtij Komiteti dhe kryen këto detyra:

a) Merr të gjitha masat organizative për përgatitjen e mbledhjeve të Komitetit;
b) Informon, me shkrim, të gjithë anëtarët e Komitetit për mbledhjet e ardhshme dhe u dërgon të gjitha dokumentet;
c) Mban procerverbalin e mbledhjeve;
ç) Dërgon procesverbalin e mbledhjes brenda 7 (shtatë) ditëve nga mbajtja e mbledhjes;
d) Informon anëtarët e Komitetit për ditën, orën dhe rendin e ditës së mbledhjeve të jashtëzakonshme;
dh) Mban dokumentacionin e KKSHM-së.

5. KKSHM-ja këshillon ministrin e Shëndetësisë për:

a) zbatimin e legjislacionit për shëndetin mendor;
b) zhvillimin e politikave të Ministrisë së Shëndetësisë për shëndetin mendor;
c) reformat që duhen ndërmarrë në fushën e shëndetit mendor;
ç) ndërmarrjen e nismave ligjore e nënligjore për shëndetin mendor;
d) çështje të ndryshme që lidhen me organizimin dhe mirëfunksionimin e sistemit të shëndetit mendor;
dh) monitorimin e zbatimit të planit të veprimit të zhvillimit të shërbimeve të shëndetit mendor, 2013-2022.

6. Komiteti Kombëtar i Shëndetit Mendor mblidhet rregullisht, 2 herë në vit ose, për çështje të veçanta, thirret nga kryetari apo shumica e anëtarëve. Ai drejtohet nga kryetari ose zëvendësi i deleguar prej tij. Mbledhjet e KKSHM-së zhvillohen kur janë të pranishëm 2/3 e anëtarëve.

7. Komiteti Kombëtar i Shëndetit Mendor shqyrton vlerësimet, komentet dhe sugjerimet e bëra nga misione të ndryshme vendase e ndërkombëtare dhe këshillon ministrin për zgjidhjet e problemeve që prekin të drejtat e personave me çrregullime të shëndetit mendor.

8. Raportet, deklaratat, opinionet e rekomandimet e KKSHM-së miratohen me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të tij dhe botohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

9. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave