Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR IMITIMET E RREZIKSHME
 
V E N D I M

PËR

IMITIMET E RREZIKSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 13, të ligjit nr.10480, datë 17.11.2011, “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndalimin e vendosjes dhe bërjes së disponueshme në treg, si dhe importit apo eksportit të imitimeve të rrezikshme, të cilat, duke u paraqitur ndryshe nga çfarë janë, rrezikojnë shëndetin apo sigurinë e konsumatorëve.

2. Për qëllim të këtij vendimi, “Imitime të rrezikshme”, konsiderohen produktet, të cilat megjithëse janë joushqimore, kanë formë, aromë, ngjyrë, pamje, paraqitje, paketim, etiketim, vëllim apo madhësi të tilla që ka mundësi që konsumatorët, kryesisht fëmijët, t’i ngatërrojnë me produktet ushqimore dhe, si pasojë, t’i futin në gojë, t’i thithin ose t’i gëlltitin, gjë që mund të jetë e rrezikshme dhe të shkaktojë asfiksi, helmim, apo shpim/çarje ose bllokim të traktit tretës.

3. Ngarkohet struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut, e parashikuar në legjislacionin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, për:

d) ndalimin e vendosjes dhe bërjes se disponueshme në treg të imitimeve të rrezikshme;
e) marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar tërheqjen nga tregu dhe kthimin mbrapsht nga konsumatorët të imitimeve të rrezikshme;
f) njoftimin e ministrisë përgjegjëse në fushën e tregtisë, në rast të marrjes së masave të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike të vendimit.

4. Ngarkohen autoritet doganore për të siguruar ndalimin e eksportit dhe importit të imitimeve të rrezikshme dhe njoftimin e strukturës përgjegjëse, në përputhje me nenin 24, të ligjit nr.10480, datë 17.11.2011, “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”, të ndryshuar.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit nga 1 janari 2014.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave